Kosova
Pesë takime të dështuara për dinarin në Bruksel, paralajmërohet i gjashti
Në Bruksel gjatë ditës së djeshme ka përfunduar pa marrëveshje edhe një rund i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë në nivel kryenegociatorësh. Ashtu si edhe gjatë takimeve të mëparshme, ku nuk ka pasur marrëveshje, temë kryesore e takimit ishte çështja e dinarit, përcjell albinfo.ch.
Takimi i pestë ndërmjet palëve, e që zgjati më shumë se shtatë orë, përfundoi pa ndonjë rezultat konkret, teksa u paralajmërua edhe një takim tjetër në javën e dytë të majit, i gjashti me radhë.
Siç kanë paralajmëruar të dy kryenegociatorët, Kosova dhe Serbia do të paraqesin komentet e tyre për propozimin e ri në ditët në vijim, ndërsa takimi i radhës për të njëjtën çështje do të mbahet në mes të majit.
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se ndërmjetësi i BE-së në dialog, Miroslav Lajçak, ka dalë me një propozim të ri për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e pagesave.
“Ne kemi marrë përkushtimin tonë që në një periudhë prej një javësh të dërgojmë sugjerimet apo brengat tona për propozimin e fundit”, tha Bislimi, duke nënvizuar se gjatë takimit zyrtarët serbë kanë dhënë deklarata, sipas tij, shqetësuese lidhur me atë se si e shohin funksionimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Qëndrimi i palës serbe është që të gjitha strukturat ilegale të Serbisë duhet të financohen, të vazhdojnë të financohen deri në kohën kur të krijohet Asociacioni [i komunave me shumicë serbe], sepse sipas mendimit të tyre, qëllimi i Asociacionit nuk është që të sigurojë koordinim të mirë mes komunave, por të sigurojë legjitimizmin e pranisë së institucioneve serbe në Kosovë, që do t’i bënte ato institucione gjysmëserbe, por jo institucione të serbëve në Kosovë”, tha Bislimi.
E kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se pala prishtinase nuk dëshiron të negociojë, por dëshiron t’i shohë gjërat vetëm nga këndvështrimi i saj.
Ndërkaq, i dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet, Miroslav Lajçak, tha se u ka paraqitur palëve një dokument kompromisi në një përpjekje për të tejkaluar dallimet.
“Prita një takim nga Dialogu për të gjetur një zgjidhje për “çështjen e dinarit”. Ky takim u dha hapësirë të mjaftueshme palëve për të shpjeguar qëndrimet e tyre”, ka shkruar ai.
Lajçaku tha se në fund të takimit ka propozuar një dokument që synon të përafrojë qëndrimet e palëve sa i përket “çështjes së dinarit”.
“Takimi përfundoi duke paraqitur një dokument kompromisi në një përpjekje për të kapërcyer dallimet. Do të presë takimin e radhës pasi të pranojë së komentet konstruktive”.
Për dallim nga takimet e mëparshme, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, të enjten nuk mbajti fillimisht takime të ndara me Bislimin dhe Petkoviqin, duke u futur drejtpërdrejt në takim trepalësh.
Me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), euroja u caktua si valuta e vetme në Kosovë për kryerjen e pagesave me para të gatshme nga 1 shkurti.
Bashkësia ndërkombëtare i ka kërkuar Kosovës ta pezullojë rregulloren, në mënyrë që t’u jepet kohë qytetarëve që të përshtaten me praktikën e re.
Por, Qeveria e Kosovës ka ngulur këmbë se fjala është për një vendim të pavarur të BQK-së e jo për vendim politik.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane














