Kosova
Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur në Kosovë, Qelaj: Nuk dihet ende fati i mbi 1600 personave
Me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur në Kosovë, institucioni i Avokatit të Popullit organizoi tryezë diskutimi.
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se ende nuk dihet fati i mbi 1600 personave të zhdukur dhe sipas tij ky është një fakt shqetësues dhe i padrejtë për viktimat. Ai u ka bërë thirrje institucioneve vendore dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojnë presion për të detyruar autoritetet përgjegjëse të ofrojnë të gjithë mbështetjen dhe të dhënat që çojnë tek zbardhja e fatit të personave të zhdukur, transmeton albinfo.ch.
“Me rastin e Ditës kombëtare të personave të pagjetur dua të falënderoj secilin për kontributin dhe angazhimin për përmbushjen e një pjese të detyrimit që ka shteti për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, në shënim e kujtim të krejt vuajtjeve e sfidave që sot ballafaqohen familjarët e të zhdukurve në Republikën e Kosovës. Patjetër një falënderim shkon për vitet para luftës, gjatë luftës, pas luftës që kanë dhënë kontribut të veçantë me evidentimin e asaj që ka ndodh, dokumentimin e asaj që ka ndodh pas përfundimit të luftës dhe ngritjen e zërit”, ka thënë Qelaj, raporton EO.
Tutje ai ka përmendur detyrimet që ka shteti për t’u garantuar viktimave dhe familjeve të personave të zhdukur të drejtën për të ditur të vërtetën për fatin e familjareve të zhdukur me forcë dhe për të garantuar drejtësi për viktimat.
Këshilltari juridik në Institucionin e Avokatit të Popullit Labinot Sheremeti, ka prezantuar statistikat e personave të vrarë, të zhdukur e të burgosur gjatë dhe pas luftës.
“13 535 persona të vrarë apo zhdukur, mbi 10 000 prej tyre civilë, 1133 prej tyre fëmijë të vrarë apo të zhdukur. Mbi 1600 persona të zhdukur. Deri në vitin 2021, në varrezat masive në Serbi, janë gjithsej 950 trupa të personave që janë zhdukur në Kosovë. Rreth 20 000 viktima të dhunës seksuale. Mbi 2 000 persona janë dërguar në mbajtje në burgjet në Serbi. Së paku 810 000 qytetarë të Kosovës gjatë luftës kanë qenë refugjatë. Rreth 120 000 shtëpi të shkatërruara. Mbi 22 miliardë euro dëme materiale”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?













