Kosova
Përfitimet e ekonomisë së Kosovës nga regjistrimi i popullsisë
Procesi i numërimit të gjithë banorëve dhe i mbledhjes së informatave demografike, ekonomike, sociale, arsimore, bujqësore dhe informatave të tjera për secilin person ka filluar këtë muaj në Kosovë.
Ushtruesi i detyrës së kryshefit ekzekutiv në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, ka thënë për KosovaPress se nga regjistrimi i popullsisë përfitojnë të gjithë individët dhe institucionet, e po ashtu mblidhen edhe shumë indikatorë të rëndësishëm për gjithë territorin e vendit.
Tutje ai u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të regjistrohen, duke thënë se nga ky regjistrim të dhënat do të jenë më të freskëta dhe do u ndihmojnë institucioneve në aspekte të ndryshme.
“Nga regjistrimi i popullsisë përfitojnë të gjithë, edhe individët, institucionet dhe Kosova, sepse të njëjtën kohë grumbullohen shumë indikatorë për gjithë territorin e vendit dhe në nivelin më të vogël të mundshëm. Në Kosovë niveli më i ulët organizativ janë vendbanimet. Nëse ka një projekt, apo parashikim, një donacion për një vendbanim krejtësisht të vogël janë të dhënat e freskëta dhe komplete. Andaj, regjistrimi i popullsisë është shumë i rëndësishëm për çdo institucion… Është një skanim i gjendjes, në aspektin social ekonomik, sikur kushtet e jetesës, të banimit, papunësia, varfëria, shëndeti, çështjet e lëvizjes së popullsisë brenda ditës me çfarë shërbehen. Pra ka shumë pyetje, dhe disa të bujqësisë”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Sa i përket ekonomisë së Kosovës, njohësi i ekonomisë, Besnik Avdija, ka thënë se procesi i regjistrimit të popullsisë ndihmon edhe investitorët e huaj që të hartojnë politika më efektive në kuptim të investimeve dhe planifikimeve afatgjate në vend.
“Regjistrimi i popullsisë para së gjithash ndihmon institucionet vendore, por edhe investitorët e huaj që të hartojnë politika më efektive në kuptim të investimeve dhe të planifikimeve afatgjate në vend… Po ashtu i ndihmon institucioneve në vendimmarrje, në politikëbërje për shkak se ju ofron një pasqyrë më reale të gjendjes në vend, në kuptim të ndryshimeve demografike, të lëvizjeve të migrimit të brendshëm, në kuptim të ekonomive familjare, nivelit të zhvillimit të tyre. Tani që po diskutohet që do të përfshihen edhe informatat mbi dëmet e shkaktuara gjatë luftës së fundit në Kosovë. Të gjitha këto kur të mblidhen dhe analizohen ndihmojnë që projektet dhe programet e intervenimeve dhe programet me qëllim të zhvillimit, qoftë në zona lokale, në zona më rurale, periferike apo zhvillimin urban të qendrave kryesore në vend, do t’i ndihmojë institucionet kur hartojnë këto plane dhe të kenë efekt me të prekshëm dhe kosto më të ulët ekonomike”, ka thënë ai.
Ndryshe, regjistrimi i popullsisë ka filluar me datën 5 prill dhe pritet të zgjasë deri me 17 maj në të gjithë territorin e Kosovës. Në procesin e regjistrimit, ndër të tjera përfshihet edhe një pyetësor, i cili iu mundëson qytetarëve të deklarohen edhe për dëmet që u ka shkaktuar lufta e fundit në Kosovë.
Regjistrimi i fundit në Kosovë ka qenë 13 vjet më parë, më 2011.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












