Kosova
Fati i paqartë i Kosovës në finalen drejt KiE-së
Kosova nuk përfshihet në axhendën e KiE, afati për Kurti deri të premten
Gjatë ditës së djeshme u raportua se çështja e votimit në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës nuk është futur në agjendën e mbledhjes vjetore të Komitetit të Ministrave, përkatësisht të ministrave të jashtëm të 46 shteteve anëtare të KiE-së, përcjell albinfo.ch.
Sipas agjendës, ministrat e Punëve të Jashtme të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës do të mbajnë sesionin e tyre vjetor më 17 maj 2024, në kuadër të 75-vjetorit të Organizatës.
Kësisoj, mbetet ende çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës do të jetë në agjendë kur ministrat e vendeve anëtarë të mblidhen në Strasburg më 16 dhe 17 maj.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri thirrje të hënën që anëtarësimi në Këshillin e Evropës të mos ngatërrohet me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, pasi, sipas tij, këto procese nuk e ndihmojnë njëri-tjetrin.
Ai i bëri këto komente përmes një komunikate për shtyp pas një takimi me diplomatët e Quint-it dhe shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë lidhur me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
“Në rast se këto përzihen, kjo do t’i bënte dëm të pariparueshëm në njërën anë dialogut në Bruksel dhe, në anën tjetër, Këshillit të Evropës, si institucion i ruajtjes dhe promovimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, citohet të ketë thënë kryeministri Albin Kurti në një komunikatë të publikuar nga qeveria.
Kosovës i janë kërkuar hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare për hapa në këtë këtë drejtim kanë qenë të njëpasnjëshëm gjatë ditëve të fundit. Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duket se është shndërruar tani në një lloj kushti për për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
Madje, kur kanë mbetur 10 ditë nga kur pritet të mblidhet Komiteti i Ministrave, në Këshillin e Evropës, Qeverisë së Kosovës i është bërë të qartë rëndësia e hapave konkretë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nga autoritetet e Kosovës, në kuadër të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Këtë kërkesë e kanë pasur kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emanuel Macron, gjatë bisedave që kishin me kryeministrin Kurti.
Të njëjtën kërkesë ia bëri Kurtit edhe ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, i ka kërkuar Kosovës që të bëjë “përparim urgjent” sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Njëzet persona evakuohen pas zjarrit në Qendrën Landorf në Köniz Zjarri tani është nën kontroll. Megjithatë, operacionet e shuarjes së zjarrit janë ende duke u zhvilluar... -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër pritet të bien përsëri në vitin 2027 -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër











