Kosova
Vjenë: Kori Siparantum, mahnitës në 200-vjetorin e Simfonisë së Nëntë të Beethovenit
Kori Siparantum shënoi një moment të pazakontë në historinë muzikore te ne, duke u ngjitur kështu në skenën e Wiener Konzerthaus, Großer Saal, së bashku me koristët e Vienna Singakademie dhe Orkestren Simfonike të Vjenës – Wiener Symphoniker për të festuar 200-vjetorin e Premierës së Simfonisë së Nëntë të Ludwig van Beethoven – Ludwig van Beethoven Symphonie Nr. 9 d-moll op. 125, përcjell albinfo.ch.
Dirigjenti i Korit Siparantum, Memli Kelmendi, ndau ndjenjat e gëzimit dhe mirënjohjes: “Jemi jashtëzakonisht të lumtur që në këtë ngjarje të madhe, në këtë skenë prestigjioze me rastin e shënimit të 200-vjetorit të Simfonisë së 9-të të Beethoven, jemi ngjitur dhe ne. Pa dyshim që ky është suksesi më i madh i arritur ndonjëherë në muzikën korale tek ne dhe aq më shumë që kjo vjen nga Kori Siparantum, i cili ka më pak se 8 vjet. Jam shumë i lumtur që puna jonë po vlerësohet kudo dhe kjo e bën të shenjtë punën dhe pa dyshim që ky është një motiv shtesë që ne të vazhdojmë tutje”.
Koncerti është transmetuar në ORF III dhe në kanalin ARTE. ARTE ka kombinuar në këtë transmetim katër kohët e simfonisë botërore të famshme – interpretuar nga katër orkestrat kryesore evopiane: Gewandhausorchester Leipzig me Andris Nelsons në kohën e parë, Orchestre de Paris nën drejtimin e Klaus Mäkelä në kohën e dytë, Orchestra del Riccardo Chailly në Milan 0 Teatro alla Scala në kohën e tretë dhe koha e katërt me #WienerSymphoniker nën dirigjimin e Maestro Petr Popelka.
Pas koncertit, Maestro Heinz Ferlesch, dirigjenti i Vienna Singakademie, e cilësoi ardhjen e Korit Siparantum si një moment shumë të rëndësishëm: “Ardhja juaj nga Kosova është një shenjë e rëndësishme këtu, pasi para 25 viteve vendi juaj ishte në luftë. Kjo është një shenjë shumë e rëndësishme për ju dhe shtetin tuaj, duke treguar se përmes muzikës, bashkëpunimi dhe ndërtimi i një realiteti të ri është i mundur. Faleminderit të gjithë anëtarëve të Korit Siparantum për kontributin në këtë koncert të mrekullueshëm. Këto lula dua t’u dhurroj juve dhe Memlit si shenjë falënderimi”.
Simfonia e Nëntë e Beethovenit është një monumentalitet në historinë e muzikës. E kompozuar në periudhën e fundit të jetës së Beethovenit, simfonia tregon një thellim emocional dhe një qëllim humanist. Për më shumë se dy shekuj, ajo ka përfaqësuar një shprehje të fuqishme të vullnetit për liri, unitet dhe solidaritet njerëzor. Simfonia e nëntë e Beethoven është interpretuar pikërisht 200 vjet më parë në Vjenë, më 7 maj 1824.
Në këtë përfaqësim të madh të muzikës, Kori Siparantum u bë një pikë referimi e shquar, duke sjellë frymën e Kosovës në një kontekst ndërkombëtar.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?













