Shqipëria
Për 4 muaj, mbi 2 milionë turistë në Shqipëri
Sipas të dhënave nga turoperatorët privatë, përgjatë vitit 2024 priten rreth 30% më shumë vizitorë të huaj se viti 2023 që u mbyll me 10,1 milionë turistë të huaj
Gjatë muajit prill, 794 mijë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë, duke e çuar në më shumë se 2.3 milionë shifrën totale të flukseve turistike hyrëse në katër muajt e parë të vitit 2024.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, bëri sot publike shifrat, duke theksuar se MTM është në koordinim me institucionet publike dhe sektorin privat për të menaxhuar flukset e larta dhe mbarëvajtjen e sezonit.
“Rreth 800 mijë turistë të huaj vizituan vendin tonë në muajin prill, duke e çuar në 2.3 milionë shifrën e flukseve turistike hyrëse gjatë muajve të parë të 2024 ose +38% më shumë se një vit më parë, ndërkohë që MTM në bashkëpunim me institucionet publike dhe sektorin privat po punojnë intensivisht për një sezon turistik veror me prioritet; sigurinë, pastërtinë dhe rritjen e standardeve në shërbime nën zhvillimin e qëndrueshëm”, shkruan Kumbaro në faqen e saj zyrtare, transmeton albinfo.ch.
Disa ditë më parë, Kumbaro gjithashtu bëri publike shifrat të operatorëve turistikë detarë të certifikuar, të cilët janë mbi 110 dhe mbi 600 udhërrëfyes turistikë të certifikuar, si një domosdoshmëri për turizëm të sigurt.
Në Konferencën e Sigurisë në Turizëm mbajtur në fund të muajit prill u renditën edhe prioritetet e këtij sezoni që nga pastërtia në zonat turistike, kontrollet e mjeteve detare nga flota e Policisë Kufitare, hapja e 34 qendrave shëndetësore verore, siguria ushqimore etj.
Sipas të dhënave nga turoperatorët privatë, përgjatë vitit 2024 priten rreth 30% më shumë vizitorë të huaj se viti 2023 që u mbyll me 10,1 milionë turistë të huaj.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Grupi sindikal shqiptar “Aktivistët” në Unia organizon tubim informativ në Zürich Grupi sindikal shqiptar në Unia, “Aktivistët”, organizon më 8 maj 2026, nga ora 18:00, një tubim... -
Lucerni bëhet kantoni më i favorshëm fiskalisht në Zvicër -
Hapet sërish qarkullimi në Gotthard Pass në Zvicër -
Resorti zviceran St. Moritz më i shtrenjti në botë për prona -
Mimoza Kusari-Lila merr pjesë në panelin ndërkombëtar të St. Gallen Symposium 2026














