Kosova
Nënsekretarja amerikane Allen kërkon themelimin e Asociacionit e zbatimin e marrëveshjeve
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci Publike, Elizabeth Allen, e cila po qëndron në një vizitë në Kosovë në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor, në takim me liderët e Kosovës kërkoi themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Ne kërkojmë zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve që kanë bërë Kosova dhe Serbia në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Allen në ‘X’, pas takimit me kryeministrin Kurti.
Paraprakisht, diplomatja amerikane, Liz Allen, u takua me presidenten Vjosa Osmani, të cilën e falënderoi për punën që tha se po e bën ajo për t’i mbajtur pozitive marrëdhëniet.
Ato biseduan edhe për “çështjet kritike të rrugëtimit euroatlantik të Kosovës”, ndërsa Allen më pas tregoi se ka kërkuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si hap kryesor në rrugën e anëtarësimit euroatlantik.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër Migrimi i brendshëm përtej kufijve gjuhësorë të Zvicrës ndonjëherë e vë në provë integrimin lokal. Në... -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis












