Kosova
Kosovë: Mbi 23 mijë nxënës i nënshtrohen testit të arritshmërisë më 25 dhe 28 qershor
Mbi 23 mijë nxënës më 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë këtë vit.
Testi i arritshmërisë edhe këtë vit shkollor do të mbahet dy ditë. Në ditën e parë nxënësit pritet t’i nënshtrohen testit në lëndët shoqërore dhe në ditën e dytë, në lëndët shkencore.
Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Fatmir Elezi, në një përgjigje për Radio Kosovën tha se mbi 23 mijë nxënës pritet t’i nënshtrohen këtij vlerësimi.
“Testi i arritshmerisë edhe këtë vit planifikohet të mbahet dy ditë. Nxënësit do t’i nënshtrohen testimit më 25 qershor, në ditën e parë, kurse më 28 qershor, në ditën e dytë. Këtë vit këtij testi pritet t’i nënshtrohen 23 mijë e 200 semimaturantë”, tha ai
Keqmenaxhimin e testimit njohës të arsimit po vazhdojnë ta shohin si problem të vazhdueshëm. Rinor Qehaja nga Instituti “Edguard” i tha Radio Kosovës së në procesin e testimit ka shumë neglizhencë në administrim.
“Po të administrohej mirë ky testim, do të kishte kuptim. Mirëpo, në situatën në të cilën jemi, ku ka neglizhencë në administrim dhe shpërdorime të mëdha nga nxënësit, më e arsyeshme do të ishte që ky testim të organizohej pa vlerësim me pikë. Mirëpo, organizimi duhet të bëhet vetëm si orientim për të kuptuar nxënësit se në cilat profile kanë aftësi e shkathtësi më të mira kundrejt të tjerëve”, tha Qehaja.
Më 25 qershor nxënësit do t’i nënshtrohen testit në lëndët: gjuhë shqipe, gjuhë angleze, histori dhe gjeografi. Ndërsa, me 28 qershor do të hyjnë për testim në lëndët shkencore: matematikë, informatikë, fizikë, kimi e biologji.
Qëllimi i testit të arritshmërisë është që të maten njohuritë dhe shkathtësitë e nxënësve dhe njëkohësisht nxënësve të klasave të nënta ky rezultat do t’ u shërbejë për regjistrim në shkollat e mesme të larta./Koha.net
E-Diaspora
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Debat publik në Cyrih mbi barazinë, qasshmërinë dhe përfshirjen sociale... -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara Rafinaria Varo Energy në Cressier prodhon benzinë, dizel, kerosen dhe naftë për ngrohje, duke përbërë pothuajse... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Në cilat qytete është më lehtë të hapësh biznes -
Zvicër: Kafshimi i qenit i kushton pronarit mijëra franga -
60 Biçikleta të vjedhura, akuzohen disa shtetas të Maqedonisë dhe të Kosovës













