Kosova
Kurti bën thirrje për konvertim të patentë-shoferëve të strukturave paralele serbe
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë patentë shoferë të lëshuar nga strukturat paralele të Serbisë që t’i konvertojnë ato në patentë shoferë të Kosovës.
Ai ka thënë se në më pak se dy javë, nga mundësia për konvertimin e patentë shoferëve kanë përfituar 313 qytetarë.
“Për 3 muaj, ata me patentë shoferë të lëshuar nga strukturat ilegale të Serbisë do të mund t’i konvertojnë në patentë shoferë të Kosovës. Në më pak se 2 javë nga kjo mundësi kanë përfituar 313 bashkëqytetarë tanë”, shkroi Kurti, përcjell Albinfo.ch.
Procesi i konvertimit të patentë shoferëve ilegalë të lëshuar nga strukturat paralele të Serbisë ka nisur më 10 maj dhe pritet të zgjasë deri më 9 gusht të këtij viti.
Këtë proces e kanë përshëndetur partnerët ndërkombëtarë, të cilët e kanë cilësuar si hap lehtësues për integrimin e komunitetit pakicë serb./Albinfo.ch/
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane Studiuesit kanë bërë që toka të dridhet në Zvicrën jugore, duke shkaktuar mijëra tërmete të vogla... -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit












