Kosova
A do të shpërbëhet Kuvendi i Kosovës?
Musliu-Shoshi: Ende nuk i kemi votat e mjaftueshme, por kemi kohë të negociojmë me LDK-në dhe AAK-në
Së fundmi, në një prononcim për mediat e Kosovës, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se partia e saj është duke kërkuar shpërndarjen e Kuvendit, por që kundër kësaj ideje kanë dalë dy partitë e tjera opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përcjell albinfo.ch.
Musliu-Shoshi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ende nuk i kanë votat e mjaftueshme për shpërndarjen e Kuvendit. Ajo theksoi se dy partitë opozitare, LDK dhe AAK, janë kundër një vendimi të tillë.
Por, siç sqaroi Musliu-Shoshi, kanë ende kohë që të komunikojnë dhe të negociojnë me këto dy parti që t’i arrijnë votat e mjaftueshme për shpërndarjen e Kuvendit.
“Njëherë, pa e pas një dakordim në mes të partive opozitare nuk ka mundësi të marrim iniciativ për mocion, për shkak se nuk i kemi votat e mjaftueshme. Po t’i kishte PDK-ja votat e mjaftueshme, normalisht që do të fillonte me mocion. Marrë parasysh që nuk i kemi votat e mjaftueshme, atëherë duhet të flasim me partitë opozitare. Ende kemi kohë që të negociojmë dhe të komunikojmë me ta dhe të shohim nëse ka mundësi që të ndryshohet qëndrimi i tyre në mënyrë që t’i kemi votat e mjaftueshme që ta shpërndajmë Kuvendin”, ka thënë deputetja Musliu-Shoshi.
Ndryshe, tri partitë opozitare qëllimin e kanë të njëjtë, “rrëzimin e Qeverisë Kurti”, mirëpo ende nuk kanë mundur të gjejë një kompromis për mënyrën se si ta dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Tri subjektet opozitare, PDK, LDK dhe AAK, janë të mendimit që shtatori ta gjejë Kosovën me qeveri të re, pasi sipas tyre, qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti nuk ka shënuar asnjë sukses në fushën e brendshme e as të jashtme. Madje, opozitarët deklarojnë se vendi po sanksionohet nga ndërkombëtarët, pikërisht për shkak të veprimeve të kryeministrit.
E, të gatshëm për të shkuar në zgjedhje janë shprehur edhe partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, por të cilët potencojnë që është opozita ajo që duhet të ndërmarrë veprime.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane Studiuesit kanë bërë që toka të dridhet në Zvicrën jugore, duke shkaktuar mijëra tërmete të vogla... -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit












