Lajme
Forcat policore serbe, sot në rrugët e Srebrenicës
Rrugët e Srebrenicës mbushën me forca policore teksa Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pritet të votojë rezolutën për gjenocidin
Mësohet se disa autoblinda të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Srpska (MUP RS) janë parë mëngjesin e sotëm në rrugët e Srebrenicës.
Ato janë parë në ditën kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork pritet të miratojë rezolutën për gjenocidin në këtë qytet boshnjak, shkruajnë mediat e huaja.
Oklopna vozila MUP-a Republike Srpske na ulazu u Srebrenicu. Generalna skupština UN-a danas bi trebala usvojiti rezoluciju o sjećanju na genocid u Srebrenici. Istovremeno, vlasti RS sa @MiloradDodik na čelu planiraju doći u Podrinje kako bi “iskazali nezadovoljstvo” zbog… pic.twitter.com/gRNFWm2dlN
— Istraga.ba (@IstragaB) May 23, 2024
Ndryshe, drejtori i Qendrës Përkujtimore Srebrenicë-Potoçari, Emir Suljagiç, ka zbuluar mbrëmë se ka tension në Srebrenicë para seancës së OKB-së.
https://x.com/JasminMuj/status/1793560109165264937?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1793560109165264937%7Ctwgr%5E594b2cbfa005f84413597dfac6900e0cd2c322d3%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Frruget-e-srebrenices-mbushen-forca-policore-teksa-asambleja-e-pergjithshme-e-okb-se-pritet-te-votoje-rezoluten-per-gjenocidin%2F
“Tensionet në dhe rreth Srebrenicës janë intensifikuar që kur udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik, njoftoi se qeveria e tij do të mbajë një seancë në Srebrenicë në të njëjtën ditë kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton për rezolutën që shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Kujtimit të Gjenocidi i Srebrenicës”, kishte shkruar ai.
Sipas tij, “rrugët tani janë të mbushura me një prani të shtuar të policisë, duke përfshirë oficerë të armatosur me armë me tyta të gjata dhe njësi të specializuara të veshura me beretë të kuqe”.
Ndërkohë, në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale të enjten, thuhet se shihen njësitet speciale të MPB-së së RS-së që janë dislokuar pranë Qendrës së një shkolle të mesme në Srebrenicë.
Seanca e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku do të diskutohet për rezolutën në Srebrenicë, fillon sot në orën 16:00 me kohën tonë.
Për dokumentin që shkaktoi emocione të forta në Bosnjë e Hercegovinë, por edhe rajon, do të shprehin mendimin e tyre 193 përfaqësues të shteteve anëtare dhe për miratimin e tij kërkohet një shumicë prej 97 votash.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së Zvicra i ka kërkuar Bashkimit Evropian fleksibilitet më të madh në funksionimin e sistemeve të kontrollit... -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri












