Kosova
Rezoluta e OKB-së, Kurti: Për paqe në Ballkan, duhet vërtetuar përgjegjësia e Serbisë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përgëzuar miratimin e Rezolutës së OKB-së për Gjenocidin në Srebrenicë, përcjell albinfo.ch.
Në llogarinë e tij në X, Kurti ka shkruar se gjenocidi në Srebrenicë shënon masakrën më brutale të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Për paqe në Ballkan, duhet vërtetuar përgjegjësia e Serbisë dhe nevojiten përpjekje të mëtejshme për të sjellë autorët para drejtësisë”, shkroi Kurti. Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me 84 vota pro ka kaluar Rezoluta për Srebrenicën.
Në këtë votim morën pjesë 193 shtete, prej tyre 19 ishin kundër dhe 68 abstenuan, gjatë votimit vendet nuk patën të drejtën e vetos.
Me këtë rezolutë 11 korriku do të caktohet si si “Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile Në Aargau, gratë dhe të huajt duhet të marrin pjesë në një aktivitet informues. Tani rezulton... -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën















