Kosova
Kurti përfshihet edhe në fushatën zgjedhore në Luginën e Preshevës
Sot në Prishtinë do të mbahet një tubim mbështetës për zgjedhjet në Luginën e Preshevës, përcjell albinfo.ch.
Aty do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili shkon aty për të përkrahur kandidatët për kryetar të Preshevës dhe Bujanocit, Ardita Sinani, përkatësisht Ragmi Mustafi.
Ky event organizohet për qytetarët e Luginës, që jetojnë në Kosovë.
Tubimi nis nga ora 18:00, në Amfiteatrin e Fakultetit Juridik.
Kandidati për kryetar të Komunës së Bujanocit nga Alternativa për Ndryshim, Arbër Pajaziti, e ka quajtur ndërhyrje flagrante tubimin në Prishtinë të Partisë për Veprim Demokratik, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Së fundmi, kryeministri Kurti është kritikuar për përfshirjen e tij në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Maqedonisë së Veriut.
Kjo është vlerësuar si përzierje në punët brendshme e një shteti fqinj, që mund të sjellë pasoja për Kosovën dhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas Zvicra po merr pjesë për herë të parë si anëtare e një takimi të koalicionit ndërkombëtar... -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh













