Kosova
Zjarr në Spitalin e Pejës, digjet dhoma ku ishin pajisjet e teknologjisë informative
Raportohet se kati IV i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 4:00 të mëngjesit, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit të Spitalit, nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale.
“Me intervenimin e shpejtë është ndalur përhapja e zjarrit, por një dhomë ku kanë qenë pajisjet e teknologjisë informative është djegur dhe tani jemi në proces të konstatimit të dëmit material.
Sa i përket databazës dhe të dhënave të tjera, të gjitha janë të ruajtura, ngase janë të lidhura me sisteme të tjera informative dhe asnjë e dhënë apo data bazë nuk është humbur”, thuhet në njoftim.
Derisa bëhet e ditur se puna në spital është duke vazhduar normalisht. “Shërbimet ndaj pacientëve kanë vazhduar dhe po vazhdojnë të jepen si gjithnjë dhe puna po vazhdon normalisht, ndërsa ekipet e shërbimeve teknike janë duke u marrë me pastrimin dhe riparimet e nevojshme në dhomën e djegur dhe ambientet e tjera të katit IV të bllokut Kirurgjik”, përfundon njoftimi.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026












