Kosova
Konjufca thotë se janë zvogëluar shanset për shpërndarje të Kuvendit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar sot, se me aq sa ka informata, duke përfshirë edhe ato nga grupet opozitare, do të ishte e pamundur që të shkohet në zgjedhje në vjeshtë, përcjell albinfo.ch.
Konjufca theksoi se vullneti ka qenë qysh para disa muajsh dhe mazhoranca gjithmonë e ka shprehur gatishmërinë dhe se më këtë është pajtuar edhe subjekti më i madh opozitar, Partia Demokratike e Kosovës, por megjithatë siç tha ai, disa partive u duhet më shumë kohë.
“Të gjithë në të njëjtën kohë e kemi kuptuar se kjo nuk duhet të jetë marrëveshje mes dy partive politike, por duhet të jetë një përfshirje më e gjerë dhe, me sa e di unë, oferta iu është bërë të gjitha subjekteve opozitare, dy prej tyre nuk janë pajtuar që të shkohet në zgjedhje në këtë mënyrë, ato kanë propozuar një mënyrë tjetër.
Unë qysh e kam lexuar këtë qëndrim dhe këtë pozicionim, është se atyre u duhet më shumë kohë dhe mendoj se nuk duhet paragjykuar ato subjekte që kërkojnë më shumë kohë për zgjedhje….
Por, nëse nuk arrihet konsensus i të gjitha subjekteve që të shkohet, që të jemi të sigurt që kemi dukshëm mbi numrin 80 dhe jo që të jemi në kufi, sepse mund edhe të mos bëhet shpërndarja e Kuvendit, ju e dini se i kërkon 2/3 e votave dhe vetëm mazhoranca me PDK-në do të ishin në kufi të këtyre numrave… Kjo është arsyeja kryesor pse kemi kërkuar konsensus më të gjerë.. në kampin opozitar nuk ka pasur pajtueshmëri dhe mendoj që goxha shumë këto ditët e fundit janë zvogëluar shanset që Kuvendi të shpërndahet”, ka thënë Konjufca.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas Zvicra po merr pjesë për herë të parë si anëtare e një takimi të koalicionit ndërkombëtar... -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh














