Kosova
Kurti nuk e komenton reagimin e Osmanit për letrën e Gërvallës në KiE
Kryeministri Albin Kurti ka preferuar më tepër heshtjen kur është pyetur mbi reagimin e presidentes Vjosa Osmani për letrën e kryediplomates Donika Gërvalla në Këshill të Evropës, përcjell albinfo.ch.
Pas tubimit mbështetës zgjedhor për Luginën e Preshevës, mbi zgjedhjet e atjeshme më 2 qershor, i pari i ekzekutivit nuk ka dashur të komentojë deklaratat e të parës së vendit mbi moskoordinimin e çështjeve për anëtarësim në organizatën evropiane.
Osmani ka theksuar se nuk është informuar nga kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, në lidhje me letrën dërguar në KiE. Konjufca më herët ka deklaruar se kjo ka të bëjë më shumë me çështje teknike dhe jo si diçka të qëllimshme.
“Kjo kam hamendësuar se ka mundur të ndodhë për shkak të vizitës që ajo e kishte në SHBA, ku për shkak të largësisë, me siguri jo çdo hollësi e cila do të ndryshonte çdo minutë në ditën e votimit që e kishim nga ana e Këshillit të Ministrave për KiE mund të ndahet dhe mund të koordinohet”, ka thënë ai, raporton Kosovapress.
Edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ndaj moskoordinimit të Presidencës dhe Qeverisë për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Presidentja, si përfaqësuese e unitetit të popullit, është dashtë të shpërfaq të vërtetën e keq-qeverisjes së Albinit shumë më herët. Tashmë dëmi është bërë, por e vërteta e dështimit po dihet qartë! Më mirë vonë se kurrë”, ka shkruar Musliu-Shoshi.
Kosova nuk u përfshi në agjendën e KiE më 16-17 maj. Kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidenti francez Emmanuel Macron thanë në një letër se “ekziston një rrezik real që pa progres vendimtar të asociacionit, aplikimi në KiE s’do të marrë mbështetjen e duhur”.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas Zvicra po merr pjesë për herë të parë si anëtare e një takimi të koalicionit ndërkombëtar... -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh












