Kosova
Kurti udhëton për në Turqi, do të takohet me Erdoganin
Kryeministri Kurti pritet të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditëve në vijim pritet të ketë një takim me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, përcjell albinfo.ch.
Kjo u bë e ditur dje, teksa Kurti ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se ditëve në vijim mund të ketë një takim midis Kurtit dhe presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.
“Ky takim u zhvillua në prag dhe të vizitës zyrtare të kryeministrit Kurti në Ankara dhe Stamboll ditët e ardhshme, ku në mesin e agjendës do të ketë mundësi të zhvillojë dhe një takim bilateral me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan”, tha Zyra e Kryeministrit.
“Në Stamboll do të mbahet edhe Forumi i parë Ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë, ku do të marrin pjesë biznese të shumta nga Kosova dhe Turqia, si një mundësi unike për të zgjeruar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga ZKM-ja.
Tutje thuhet se gjatë bashkëbisedimit është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe rëndësia e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta edhe në fushat e kulturës, mbrojtjes dhe investimeve.
“Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë e popullit të saj ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës, veçanërisht për rolin e saj në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare e përkrahjen e palëkundur së fundmi për aderim në Këshillin e Evropës”, thuhet më tej në njoftim.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026












