Kosova
Flet deputeti italian që protestoi kundër Melonit në Shëngjin: “Kjo është burgosje e emigrantëve”
“Jo Guantanamos italiane”! Me një parullë të tillë në dorë ka zgjedhur të protestojë deputeti opozitar italian, Riccardo Magi, ndaj vizitës se kryeministres së vendit të tij në Shqipëri ditën e djeshme.
Përfaqësuesi i partisë “Piu Europa” ka kritikuar marrëveshjen e emigrantëve mes dy vendeve tona, duke kërkuar anulimin e saj.
Në një intervistë për Euronews Albania, Magi tha se arsyeja pse kishte zgjedhur të vinte në Lezhë ishte për të parë nga afër, si ligjvënës italian, se ku kanë shkuar 1 mld euro burime të taksapaguesve italianë.
Magi tha se ajo që pa ishte vetëm fushatë elektorale. Sipas tij, emigrantët që do të dërgohen në Shqipëri, ndryshe nga ata që vijnë në Itali, do të diskriminohen dhe do t’iu mohohen të drejtat e njeriut, duke u burgosur në vend që të trajtohen si azilkërkues.
“Unë zgjodha të vija sot në Shqipëri për të ushtruar të drejtën si ligjvënës italian për të vizituar strukturën, sipas marrëveshjes ajo strukturë është tokë italiane, por ajo që pamë është vetëm një fushatë elektorale, nuk dimë asgjë si do të funksionojë ky vend. Së pari burimet që do të shpenzohen, rreth 1 mld euro, burime që vinë nga qytetarët italianë, do të hidhen poshtë për të ngritur një vend ku do qëndrojnë mijëra njerëz, pasi janë shumë pak në krahasim me ata që vijnë në Itali, atyre nuk do t’u respektohen as të drejtat e tyre, ndaj është arsyeja pse do të dërgohen në Shqipëri. Mjafton të mendosh se emigrantët që janë në kushte të njëjta, nëse do të vijnë në Itali, do të shkojnë si azilkërkues, nëse do të shkojnë në Shqipëri, do të burgosen dhe kjo është absurde, një diskriminim i njerëzve që janë në të njëjtën pozitë”, tha deputeti italian.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes












