Kosova
Kryetari i Prishtinës i jep “Çelësin e Qytetit” të mbijetuarit të gjenocidit të Srebrenicës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i ka dhuruar Çelësin e qytetit drejtorit ekzekutiv të Qendrës Përkujtimore në Srebrenicë (Bosnje dhe Hercegovinë) njëherësh i mbijetuari i këtij gjenocidi Emir Suljagiç.
Rama tha se dyert e kryeqytetit do të jenë gjithmonë të hapura për Suljagiç.
“Emiri është një prej pak të mbijetuarve të gjenocidit në Srebrenicë. Ai na nderoi sot me vizitë në institucionin e Kryeqytetit. Në shenjë të empatisë me vuajtjet e përjetuara dhe për të nderuar sakrificën e popullit boshnjak, i dhurova “Çelësin e Qytetit”. Gjenocidi në Srebrenicë shokoi gjithë botën si një prej krimeve të organizuara më barbare të shekullit 20. Prekazi, Reçaku, Meja e Krusha e Madhe janë përjetime të ngjashme të popullit tonë me atë të Srebrenicës. Ne i përkujtojmë çdo ditë me dhimbje të gjitha viktimat e pafajshme të shkaktuara nga regjimi serb”, shkroi Rama.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit Linja e mundshme do të lidhte qytete si Gjeneva, Cyrih dhe Bazelin me Londrën përmes Francës... -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut











