Portrete të firmave
smzh hap lokacionin më të ri, në Frauenfeld
Ka filluar në Cyrih, smzh ag tani ka lokacione edhe në Arosa, Lucern, Aarau, Bern, Buchs SG dhe tani në Frauenfeld
Kompania smzh, e specializuar për financa, njofton hapjen me sukses të vendndodhjes së saj më të re, në Bahnhofstrasse 55 në Frauenfeld. Solemniteti i hapjes, në një mjedis të zgjedhur u zhvillua javën e kaluar. Mes të ftuarve ishin edhe talenti i mundjes Werner Schlegel dhe ish-futbollisti Pascal Thüler.
Lokacioni i ri në Thurgau vë në spikamë përkushtimin e smzh ag për të ofruar zgjidhje të përshtatura dhe gjithëpërfshirëse në nivel lokal për individët privatë dhe klientët e korporatave. Këshillat personale dhe të pavarura janë gjithmonë në fokus.
Gzim Hasani, CEO dhe partner i smzh ag, me këtë rast ka komentuar: “Me hapjen në Frauenfeld, ne po dërgojmë një sinjal të qartë për afërsinë e klientëve dhe cilësinë e shërbimit. Është e rëndësishme për ne që të jemi të pranishëm aty ku janë klientët tanë në mënyrë që të jemi në gjendje t’u ofrojmë atyre këshillat më të mira të mundshme”.
Zgjerimi, përveç që krijon 24 vende të reja pune në Frauenfeld, gjithashtu u ofron të talentuarve dhe atyre që bëjnë ndërrim të karrierës mundësinë për t’u vendosur dhe zhvilluar më tej në këtë fushë interesante. smzh ag është krenare që është një punëdhënës tërheqës në rajon dhe që kontribuon në ekonominë lokale.
E filluar në Cyrih, smzh ag tani ka lokacione edhe në Arosa, Lucern, Aarau, Bern, Buchs SG dhe tani në Frauenfeld. Përveç kësaj, kompania do të hapë vende të tjera në St. Gallen, Sursee, Basel, Baden, Chur dhe Pfäffikon SZ gjatë vitit 2024.
Të ngjashme

“Prapa kuintave” të suksesit: Intervistë me Pren Pervorfin
- Albion Avdijaj: Një këshilltar klientësh, me sfond sportisti
- Edmond Gerveni, kur rrugët e ndërmjetme të çojnë drejt suksesit
- Eksperti Gzim Hasani: Ja përse Banka Kombëtare e Zvicrës rriti normat e interesit
- Gzim Hasani dhe Florim Cuculi frymëzojnë komunitetin zviceran të hendbollit
- Lorik Cana do të përballet me yjet në Arosa të Zvicrës në futbollin mbi akull
- Një ofrues i shërbimeve financiare, me dhunti për njerëzit
- Një partneritet në nivele të barabarta
- smzh hap dyert për komunitetin swissalbs
- smzh, me lokacion të ri, në Lucern
- Ofruesi i pavarur i shërbimeve financiare SMZH AG – me zyrë të re edhe në Buchs
- Pren Pervorfi emërohet COO i kompanisë së suksesshme SMZH AG
- Zyra e SMZH-së në Aarau, një hapje porte për në Zvicrën e Mesme
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë Mjekë specialistë nga vendi që jetojnë dhe punojnë në Evropë pritet të përfshihen në trajtimin e... -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore -
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane vlerëson sistemet alternative të mbrojtjes ajrore Qeveria zvicerane po ndjek blerjen e një sistemi shtesë të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë... -
Lajmet që morën më shumë vëmendje këtë javë -
SMS Blaster, një mjet i ri mashtrimi aq i thjeshtë sa edhe efektiv, po përhapet në Zvicër -
Farmacitë në Bazel në veprim kundër dhunës në familje -
Pabarazitë në rritje në Zvicër














