Lajme
Scholz: Putini duhet të pranojë tërheqjen e trupave që të arrihet paqe në Ukrainë
Nëse do që të arrihet paqe në Ukrainë, Vladimir Putin duhet të pranojë tërheqjen e trupave. Kështu ka deklaruae kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Berlin me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Ne do të flasim për parimet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”, tha Scholz, përcjell Albinfo.ch.
“Nuk ka ende negociata për përfundimin e luftës, sepse për këtë arsye presidenti rus Vladimir Putin duhet të tregojë se është i gatshëm t’i japë fund kësaj fushate brutale dhe të tërheqë trupat. Por ndoshta do të jetë e mundur të gjendet një mënyrë për të nisur një proces gjatë të cilit një ditë edhe Rusia do të ulet në tryezë”, shtoi kancelari.
Ai përsëriti se për sa kohë që Putini vazhdon të ndjekë objektivat e tij të luftës, “mesazhi ynë do të jetë se ne nuk do ta braktisim mbështetjen tonë për Ukrainën”./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit












