Kosova
Kurti-Clintonit: Faleminderit për kontributin në çlirimin tonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka falënderuar ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, për urimin që i bëri Kosovës me rastin e përvjetorit të Ditës së Çlirimit, përcjell albinfo.ch.
Kurti e ka falënderuar edhe për “kontributin e pamasë për çlirimin dhe paqen”.
“Faleminderit zotëri president për kontributin tuaj të pamasë për çlirimin dhe paqen tonë”, është shprehur ai në rrjetin social X.
Clinton, që ishte president i SHBA-së në kohën e bombardimeve të NATO-s, e ka uruar Kosovën, duke u shprehur se ndërhyrja ushtarake “ndihmoi në pavarësimin e Kosovës”.
“Ndërhyrja ushtarake ndihmoi në rivendosjen e vetëqeverisjes për krahinën dhe çoi në pavarësinë e Kosovës më 2008”, ka shkruar ai, teksa në një postim tjetër ka thënë se shpreh falënderimet për 25 vjet paqe në Kosovë
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit Linja e mundshme do të lidhte qytete si Gjeneva, Cyrih dhe Bazelin me Londrën përmes Francës... -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut












