Kosova
Independent: Njerëzit mendojnë se në shtatoren e Tony Blair, të zbuluar në Kosovë, shihet Jason Donovan
Shtatorja e Tony Blairit në Ferizaj shkakton polemika në Britani – ai më shumë i ngjan aktorit Donovan se kryeministri britanik
Pas zbulimit të statujës së ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, në Kosovë, njerëzit kanë filluar të mewndojnë se i ngjason aktorit australian Jason Donovan, përcjell albinfo.ch.
Skulptura është zbuluar në Ferizaj më 12 qershor, në 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës nga shteti serb, ku Blair ka luajtur një rol të rëndësishëm në diskutimet e NATO-s.
Në një postim të shpërndarë nga ish-sekretari i Blair, Alistair Campbell, ku ai kishte për qëllim të nxiste publikun për të votuar Partinë Laburiste, reagimet ndaj postimit ishin komike.
“Zbulohet statuja e Tony Blair në Kosovë”, ka shkruar Campbell. “Nuk jam i sigurt se ku, nëse diku, do të ngrihen statuja për ndonjë nga pesë kryeministrat që e kanë çuar vendin tonë prapa në 14 vitet e fundit. Votoni Laburistët nëse doni një qeveri serioze që i bën gjërat”, thuhet në shkrimin e Intependent.co.
“Ky është Jason Donovan”, “Statuja e Jason Donovan u zbulua, duhet të jetë Tony Blair”, ishin disa nga komentet e ndjekësve.
Donovan luajti së bashku me Kylie Minogue në filmin hit amerikan, Neighbours. Ai u bë i famshëm në shfaqje, duke luajtur Scott Robinson nga viti 1985 deri në 1989, përpara se të fillonte karrierën e tij si solo. Minogue luajti interesin e tij të dashurisë Charlene.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten Konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar tashmë një rritje të ndjeshme të çmimeve të karburantit... -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit











