Kosova
Sot zbulohet shtatorja e vogëlushit të vrarë nga forcat serbe në Skenderaj
Bëhet e ditur se sot, me rastin e ditës që shënon përvjetorin e Çlirimit të Komunës së Skënderajt, në hapësirat e këtij qyteti do të bëhet inaugurimi i shtatores së Leotrim Ahmetit, shtatëvjeçar, i vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Ndaj në përurimin e kësaj shtatoreje, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve ta nderojnë me nga një lule, jetën e Leotrim Ahmetit.
”Nga një lule për mirëseardhjen e Leotrimit, nesër në Ditën e Çlirimit!”.
Për pjesëmarrje masive, në kujtim të shtatëvjeçarit dhe nderim të tij, ka shkruar edhe Sabri Behramaj, skulptori i cili e punoi shtatoren.
”Të nderuar liridashës, miq, artistë dhe artdashës, nesër, më 18, në orën 13:30 jeni të ftuar të merrni pjesë në përurimin e shtatores së Leotrim Ahmetit në qytetin e Skenderajt”.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit Linja e mundshme do të lidhte qytete si Gjeneva, Cyrih dhe Bazelin me Londrën përmes Francës... -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut













