Kosova
Kurti inkurajon viktimat e dhunës seksuale në luftë të thyejnë heshtjen
Kryeministri Albin Kurti ka ftuar gratë, vajzat, burrat e djemtë që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës të thyejnë heshtjen për krimin e përjetuar, përcjell albinfo.ch.
Në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, Kurti ka bërë thirrje për solidaritet nga familjet dhe shoqëria.
“Gjatë viteve 1998 – 99, në Kosovë dhuna seksuale është përdorur si armë lufte nga Serbia. Ky është krim jo vetëm ndaj individit, por ndaj gjithë shoqërisë. Andaj ka lënë pasoja të thella dhe të gjëra. Në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, bëjmë thirrje për solidaritet nga familjet dhe shoqëria. Është detyrim yni i përbashkët t’i përkrahim të mbijetuarat. Të jemi zë i fuqishëm e krah i fortë. Sot dhe përherë”, ka shkruar Kurti në Facebook. “Në kujtim të viktimave që kanë humbur jetën, përkulemi me respekt. Nderojmë të mbijetuarat për forcën e qëndresën e tyre. Angazhohemi për mbështetje institucionale dhe për drejtësi”.
Teksa ka njoftuar se është zgjatur afati për aplikim për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës deri më 15 maj 2025, Kurti ka inkurajuar viktimat që të thyejnë heshtjen.
Nga 2.083 persona sa kanë aplikuar për të marrë statusin e viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës, 1.650 prej tyre u është njohur kjo e drejtë, ka bërë të ditur ditë më parë kryesuesja e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë, Leonora Selmani.
Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë është themeluar në shkurt të vitit 2018, me mandat 5-vjeçar, por ndërkohë është vazhduar edhe për dy vjet.
Personave që u është njohur statusi i viktimës së dhunës seksuale të luftës u ndahet pension në vlerë 230 euro në muaj.
Sipas ligjit të miratuar në vitin 2014, statusi u njihet personave që e provojnë me fakte para komisionit qeveritar se ishin viktimë e dhunës seksuale në periudhën 27 shkurt 1998 – 20 qershor 1999.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten Konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar tashmë një rritje të ndjeshme të çmimeve të karburantit... -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit













