Kosova
Wasley Clark pranon dekoratën “Ibrahim Rugova” nga LDK
Wasley Clark pranon dekoratën “Ibrahim Rugova” nga LDK
Gjenerali amerikan Wesley Clark ka pranuar dekoratën “Ibrahim Rugova”, nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku për rolin dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës.
Abdixhiku ka falënderuar Clark për kontributin e tij të dhënë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Prania juaj sot këtu është një dëshmi e thellë e lidhjeve të qëndrueshme të miqësisë dhe solidaritetit që keni përfaqësuar përmes shërbimit tuaj të jashtëzakonshëm dhe mbështetjes themelore për popullin e Kosovës. Gjeneral Clark, emri juaj është i gdhendur në themelet e historisë së Kosovës si simbol i guximit, lidershipit dhe i një përkushtimi të palëkundur për drejtësi dhe paqe. Zoti ju bekoftë juve dhe popullin e Amerikës”, tha ai.
Ndërkaq Clark gjatë fjalës së tij tha se populli i Kosovës ka kaluar një periudhë të vështirë gjatë luftës së fundit.
“Faleminderit shumë Lidhja Demokratike e Kosovës, sa herë që kthehem këtu, befasohem me progresin që është bërë”, tha gjenerali Clark.
Clark u mirëprit nga Abdixhiku në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Wesley Clark shërbeu si Komandant Suprem i Aleatëve në Evropë i NATO-s nga viti 1997 deri në vitin 2000, duke komanduar Operacionin e Forcave Aleate gjatë luftës në Kosovë.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten Konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar tashmë një rritje të ndjeshme të çmimeve të karburantit... -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit











