Kosova
Presidentja Osmani uron zgjedhjen e Mark Rutte për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, i cili sot u konfirmua zyrtarisht si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, përcjell albinfo.ch.
Osmani në një postim në platformën X, vlerësoi lart përvojën, lidershipin dhe njohuritë e tij, që sipas saj, do të jenë me vlerë shumë të çmueshme për Aleancën.
“Urime mikut tonë të dashur Mark Rutte që u zgjodh si Sekretar i Përgjithshëm. Përvoja, lidershipi dhe njohuritë e tij do të jenë me vlerë shumë të çmueshme për Aleancën!
Gjatë viteve, ne kemi punuar së bashku për shumë çështje të rëndësishme dhe nuk kam dyshim se bashkëpunimi ynë i fortë do të vazhdojë derisa ai të marrë këtë përgjegjësi të re. Mezi pres të punojmë së bashku për të avancuar anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe të punojmë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në të gjithë kontinentin tonë dhe më gjerë”, ka shkruar presidentja Osmani në X.
Sot, Këshilli i Atlantikut të Veriut vendosi të emërojë kryeministrin holandez në këtë pozitë, i cili do ta pasojë Jens Stoltenbergun, që qëndroi në krye të Aleancës për 10 vjet. Mark Rutte pritet ta marrë detyrën më 1 tetor 2024.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud














