Kosova
Borrelli me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë javën tjetër takohen në Bruksel
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë javën tjetër do të takohen në Bruksel për të përpunuar hapa konkretë për të zhbllokuar zbatimin e dialogut.
Përmes një shkrimi në EEAS, ai ka thënë se për herë të parë BE-ja ka vendosur një kornizë të qartë për të ardhmen e procesit. Sipas tij, zbatimi i saj ende nuk ka filluar seriozisht dhe të dyja palët mbajnë përgjegjësi për mospërmbushjen e asaj që kishin premtuar se do të bënin më shumë se një vit më parë.
“Fatkeqësisht, takimi i Dialogut të kësaj jave nuk solli ndonjë përparim në zbatim. Diskutimet ishin të vështira si kurrë më parë dhe në fund nuk pati as një takim kokë më kokë mes Presidentit dhe Kryeministrit. Serbia ishte e gatshme të takohej, por Kosova më kërkoi që të kaloja një sërë parakushtesh. Aktualisht, qëndrimet e dy palëve mbeten shumë larg njëri-tjetrit. Megjithatë, puna do të vazhdojë: Kryenegociatorët e palëve ranë dakord të vijnë në Bruksel javën e ardhshme për të përpunuar hapa konkretë për të zhbllokuar zbatimin e Marrëveshjes”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
Ai u shpreh se për herë të parë kanë vendosur një kornizë të qartë për të ardhmen e procesit.
“Fatkeqësisht, zbatimi i tij ende nuk ka filluar seriozisht dhe të dyja palët mbajnë përgjegjësi për mos përmbushjen e asaj që premtuan të bënin më shumë se një vit më parë. Në përmbledhje, ne kemi bërë shumë gjatë viteve të fundit, por procesi mund të përparojë vetëm aq shpejt sa të dy palët të jenë gati për të ecur. Lehtësimi i BE-së nuk mund të arrijë më shumë normalizim sesa dëshiron Kosova dhe Serbia. Pas disa muajsh, njerëz të ndryshëm do të jenë në krye të kësaj dosjeje në Bruksel, por pritshmëritë e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve Anëtare të tij nuk do të ndryshojnë. Angazhimet dhe obligimet e Kosovës dhe Serbisë nuk do të largohen. Të gjithë do të shikojnë ende vullnetin e presidentit serb dhe kryeministrit të Kosovës për të ofruar një të ardhme më të mirë evropiane për popullin e tyre. Në fund, duhet guxim, vizion dhe vullnet politik. BE-ja do të vazhdojë të ndihmojë në çdo hap gjatë rrugës”.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes













