Lajme
OSBE: Lëshoni pronat e uzurpuara
Nga viti 2008 deri në 2013, Agjencia e Pronës ka referuar 326 raste të uzurpimit të pronës. Gati të gjitha këto raste kanë të bëjnë me pronat e serbëve
Rreth 95 për qind e pronave të riuzurpuara në Kosovë janë prona të komunitetit serb të cilat janë uzurpuar nga shqiptarët. Kështu thuhet në raportin e fundit për pronat, prezantuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Kosovë (OSBE), Misioni në Kosovë.
Sipas këtij raporti, nga viti 2008 deri në 2013, Agjencia Kosovare e Pronës (AKP) ka referuar 326 raste të tilla te prokurorët, shumica e të cilave kanë të bëjnë me prona të pjesëtarëve të komunitetit serb të Kosovës.
Shefi i OSBE-së në Kosovë, Jean Claude Schlumberger, tha se uzurpimi i paligjshëm i pronës ka qenë problem i vazhdueshëm në Kosovë që ka lidhje të forta me konfliktin e viteve 1999. Sipas tij, kjo çështje është trajtuar si duhet në kornizën ligjore të Kosovës, në Kodin Penal, sipas të cilit, është e paligjshme që të uzurpohet prona e dikujt tjetër.
“Prezenca e vazhdueshme e uzurpimit të paligjshëm në Kosovë është shqetësuese. Duhet të bëhen përpjekje për të zbatuar dëbimet dhe për të ndalur përsëritjen e kësaj kundërvajtje në të ardhmen”, tha ambasadori Jean-Claude Schlumberger.
Megjithatë, ai ka thënë se ndëshkime për një gjë të tillë janë kryesisht financiare, gjoba më e lartë e të cilave arrin 600 euro dhe se asnjë rast nuk ka rezultuar deri më tani me burgim.
“95 për qind të pronave të përfshira janë prona të pjesëtarëve të komunitetit serb të Kosovës dhe ato asnjë riuzurpuar nga pjesëtarë të komunitetit shqiptarë në Kosovë. Ka raste kur pronat janë uzurpuar apo riuzurpuar edhe nga pjesëtarë të të njëjtit komunitet. Reagimi i komuniteteve në këto raste duhet të rritet përderisa AKP i ka përcjellë të gjitha këto raste prokurorëve përkatës”, ka thënë ai.
Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë në Kosovë, ka thënë se rastet e riuzurpimit janë kryesisht të natyrës ndëretnike.
“Rastet e riuzurpimit të pronave që kanë qenë nën administrimin e AKP-së dhe kjo agjenci ka ngritur kallëzime penale në prokurori, janë kryesisht të natyrës ndëretnike, dhe duhet ta pranojmë faktin se pronarët e pronave kanë qenë serb dhe shumica e riuzurpuesve kanë qenë shqiptarë”, ka deklaruar ai.
Ndërsa shefi i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, ka thënë se rezultatet e raportit janë interesante mirëpo ka shtuar se në këtë rast sistemi gjyqësor duhet të jetë më efektiv.
“Nëse gjyqësori nuk funksionon dhe nëse vendimet e gjyqësorit nuk zbatohen, atëherë kjo do ta pengoj aspiratën evropiane të Kosovës”, ka deklaruar ai.
“Rastet e riuzurpimit të pronës kërkojnë përgjigje të vendosur nga institucionet e Kosovës në mënyrë që të garantohet mbrojte e plotë e të drejtave pronësore të të gjitha komuniteteve në Kosovë”, përfundon raporti i Misionit të OSBE-së i publikuar sot.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA Marjus Cauli dhe Hambel Peçi shpallen fitues në Konkursin e Luftëtarit më të Mirë të Gardës... -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Forbes përzgjedh Xhoela Bamen mes 30 të rinjve më të spikatur në shkencë globale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Zvicër
-
Qiratë në Zvicër, rritje prej 2.4% brenda një viti Rritjet arrijnë deri në 10.1% në Nidvaldo. Situata të vështira edhe në kantonet Uri (+6.6%), Zug... -
Platforma e re zvicerane paralajmëron për rreziqet e pirjes së duhanit pasiv -
SWISS do të rifillojë fluturimet në Tel Aviv në korrik -
Familjet zvicerane do të paguajnë “635 franga më shumë në vit” nëse propozimi anti-imigracion fiton -
Studim në Cyrih: Rritet frika nga dëbimet e qiramarrësve












