Kosova
Hovenier: SHBA dhe partnerët tjerë, të shqetësuar me disa zgjidhje politike të Qeverisë Kurti
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se pas miratimit të Ligjit për KPK-në dhe KPM-në, ka biseduar me zyrtarët e qeverisë, ndërsa u shpreh se qeveria duhet të sigurohet që legjislacionet të jenë në përputhje me normat evropiane.
Sa i përket raporteve me qeverinë, Hovenier ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë me popullin e Kosovës ndërsa deklaroi se SHBA-ja por edhe partnerët tjerë kanë shqetësime lidhur me disa zgjidhje politike që i ka bërë Qeveria Kurti dhe se pamundësojnë arritje, transmeton albinfo.ch.
“Nganjëherë ndjej se të gjithë dëshironi të jeni psikiatër…Kurgjo më e re se që e kam thënë. Përkushtimi i ShBA-së ndaj popullit të Kosovës është i fuqishëm dhe i hekurtë si gjithmonë. Edhe kjo është arsyeja pse jam këtu dhe po takohem me përfaqësues të komuniteteve për të mundësuar se çka mund të bëjë qeveria më shumë. Kemi qenë me popullin e Kosovë, jemi me popullin e Kosovës dhe do të jemi me popullin e Kosovës”, ka thënë ai në një konferencë për media.
Sa i përket miratimit të Ligjit për KPK-në dhe KPM-në dhe bisedave që i ka pasur me zyrtarë të qeverisë, ka theksuar se mendojnë që Kosovë të jetë anëtare e BE-së dhe e NATO-s teksa përmendi se këto organizata evropiane janë shprehur se projektligjet nuk janë në përputhje me normat evropiane.
“Unë kam pasur rastin që të bisedojë me zyrtarët e qeverisë. Kuptoj që ka ndjenja të fuqishme nëse janë ligjet në përputhje me normat evropiane apo jo. Këshilla është që të sigurohen që çdo legjislacion që të jetë në përputhje me normat evropiane, sepse ne natyrisht mendojmë që Kosova të jetë anëtare e BE-së, NATO-s, prandaj mendojmë që nuk është edhe shumë e mençur që ato organizata evropiane e kanë thënë që këto projektligje nuk janë në përputhje me normat evropiane”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër Zvicra ka shumë rregulla (të shkruara dhe jo) rreth asaj që është një sjellje e pranueshme... -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër













