Kosova
25 korrik – Gjilan, ekspozita e artistëve nga diaspora “Ekzistenca 2”
Më 25 korrik, në Gjilan do të organizohet edicioni i dytë i ekspozitës “Ekzistenca 2”.
Ekspozita grupore me artistë nga diaspora bashkë me artistë mbarëkombëtarë do të zhvillohet nën kurimin e Magbule Xhemailit, transmeton albinfo.ch.
“Për nder të kontributit të vazhdueshëm të diasporës sonë, fillova ta ndërtoj konceptin kuratorial për këtë ekspozitë të përbashkët grupore me tematikë ”Motiv nga vendlindja”, me artistë nga diaspora e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe artistë nga hapësirat ku jetojnë shqiptarët”, ka thënë Xhemaili.
Tutje bëhet e ditur se qëllimi i kësaj ekspozite është të ndërtohet një urë lidhëse bashkëpunimi mes artistëve nga të gjitha hapësirat ku jetojnë shqiptarët.
“Në një kohë kur diaspora jonë ndihet veçanërisht e lidhur me origjinën dhe trashëgiminë e saj, kjo ekspozitë përfaqëson një rast të veçantë për të festuar dhe për të promovuar trashëgiminë tonë kulturore dhe artistike”, thuhet tutje në njoftim.
Lista e artistëve nga diaspora e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut:
- Abdusamed DUSSI Sadriji – Zvicër / Gjilan
- Ali Sinani – Zvicër / Gostivar
- Arjeta Mala – Holandë / Pejë
- Bardh – I rafet Jonuzi – T. Austri / Preshevë/ Sarajevo/ BiH
- Bedrije Hamiti – Zvicër / Gjilan
- Fatgzona Maliqi – Zvicër / Gjilan
- Fatos Bylykbashi – Gjermani / Korçë
- Fitore Alisdottir- Berisha / Islandë / Prishtinë
- Gani Bytyçi – Zvicër / Ferizaj
- Ilir STILI – Francë / Ferizaj
- Jetmira Kraja – Itali / Shkodër
- Nexhmedin Junuzi – Zvicër / Preshevë
- R. C. Anaider – Gjenevë / Tiranë
- Urim Berisha – Zvicër / Dardanë
- Valerijana Krasniqi – Zvicër / Pejë
- Vanesa Lika – Zvicër / Zhenevë
- Visar Kryeziu- Zvicër / Gjilan
- Zeqirja Rexhepi – Kanadë /Gjilan
- Zhaklinë Bislimi – Zvicër / Gjilan
Artistët nga hapësirat mbarëkombëtare:
- Agron Ujkashi – Ulqin
- Bilal Nikezi – Ulqin
- Edin Kapllani – Ulqin
- Mersiha Resulbegoviç Mavriç – Ulqin
- Vahida Nimanbegu – Ulqin
- Adriana Puleshi – Tiranë
- Agron Polovina – Berat
- Arben Kristani – Durrës
- Fatmir Juka – Shkodër
- Ikbale Kalaja Bushati – Shkodër
- Jona Dividi – Tiranë
- Zaim Elezi – Tiranë
- Afërdita Kiki – Shkup
- Akime Nasufi Rexhepi – Kumanovë
- Dali Alili – Kumanovë
- Avni Islami – Ferizaj
- Bedri Haziraj – Drenas
- Bujar Jakupi – Gjilan
- Demush R. Avdimetaj – Prishtinë
- Jalldëze Mustafa – Gjilan
- Lindita Mehmeti – Gjilan
- Magbule Xhemaili – Gjilan
- Shqipe Kamberi – Prishtinë
- Tafil Peci Boletini – Mitrovicë
- Zymer Mulliqi – Pejë
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj I përballur me një krizë të madhe në vreshtarinë zvicerane, kantoni i Gjenevës dëshiron të prezantojë... -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit












