Kosova
Qeveria e Kosovës për heqjen e vizave për serbët me pasaporta ilegale: Nuk u konsultuan me ne, dëmtuan përpjekjet tona
Qeveria e Kosovës është shprehur e zhgënjyer me vendimin e marrë nga Bashkimi Evropian në lidhje me “liberalizimin e vizave” për mbajtësit e pasaportave ilegale të lëshuara nga autoritetet serbe, për qytetarët serbë të Kosovës.
Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, për Klankosova.tv ka theksuar se ato pasaporta nuk do të njihen nga institucionet kosovare.
“Cilido vendim i Bashkimit Evropian nuk e zhbën faktin që ato pasaporta vijojnë të mbeten ilegale, në shkelje të plotë të integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit tonë, e rrjedhimisht të papranueshme për Republikën e Kosovës. Ato pasaporta do të vazhdojnë të mos njihen nga autoritetet tona”, ka thënë ai.
“Secili qytetar i vendit, nga secili komunitet, ka të drejtën e plotë që të përfitojë nga lëvizja e lirë pa viza, përmes pasaportës së Republikës së Kosovës. Andaj, justifikimi i përdorur se bartësit e këtyre pasaportave ilegale do të mbeten të izoluar, është i pasaktë dhe në shpërputhje me realitetin”, ka thënë Kadiu.
Kadiu ka deklaruar se është e pashpjegueshme ngutia e shfaqur për marrjen e këtij vendimi, “pa vërtetuar faktet në terren, pa analizuar implikimet qё munden dhe do tё pёrcjellin zbatimin e vendimit dhe pa konsultuar që nga fillimi institucionet e shtetit tonë”.
“Ky vendim dёmton përpjekjet tona të vazhdueshme për integrimin e komunitetit serb në Kosovë. Republika e Kosovës po zbaton politika në fusha të ndryshme, të cilat po i sjellin qytetarët më pranë institucioneve, e gjersa dhe me liberalizimin e vizave për Kosovën, pati rritje të ndjeshme e të prekshme të qytetarëve nga komuniteti serb, të cilët u pajisën dhe po pajisen me dokumentet e Republikës sonë”.
Këshilli i Bashkimit Evropian ka marrë vendimin që t’ua heqë vizat qytetarëve serbë të Kosovës që posedojnë pasaporta që i lëshon e ashtuquajtura Drejtoria Koordinuese Serbe, e që për autoritetet e Kosovës, konsiderohet institucion ilegal.
“Sot Këshilli miratoi rregulloren që siguron që i gjithë rajon i Ballkanit Perëndimor është subjekt i regjimit të njëjtë të vizave, kjo duke hequr përjashtimin që paraprakisht aplikohej për mbajtësit e pasaportave serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese Serbe”, thuhet mes tjerash në njoftim, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave














