Shqipëria
Qershor 2024: Numri i turistëve të huaj që hynë në Shqipëri
Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.244.967. Ky numër është rritur me 23,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023
Ritmet e rritjes së hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri në muajin qershor janë ngadalësuar në krahasim me muajt e mëparshëm.
Të dhënat e publikuara nga INSTAT bënë të ditur se në Shqipëri në qershor hynë gjithsej 1.24 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 23.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një vit më parë.
Një muaj më parë, në maj, hyrjet e të huajve ishin rritur me 38%. Rekordin për këtë vit e mban shkurti, me një zgjerim prej 55%, në një tregues se turizmi po shtrihet përgjatë gjithë vitit, teksa vendi po tërheq gjithnjë e më shumë udhëtarë të interesuar jo më vetëm për detin, por edhe për historinë, kulturën, kulinarinë.
Për periudhën janar- qershor hyrjet e shtetasve në vend janë rritur me 34%, nga 38% që ishte zgjerimi për 5-mujorin, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Dy vjetët e fundit Shqipëria ka përjetuar periudhën më të mirë historike për turizmin, me hyrjet e shtetasve të huaj që i arritën 10 milionë në 2023-ën. Tendenca pozitive ka vijuar edhe këtë vit, por me fillimin e verës rritja e çmimeve duket se ka frenuar disi të huajt që në Shqipëri vijnë kryesisht për shkak se vendi reklamohet si një destinacion i lirë.
Shifrat
Sipas INSTAT, gjatë muajit Qershor 2024, rezultojnë të kenë hyrë në territorin shqiptar, 1.921.208 shtetas shqiptar dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 21,5 %, krahasuar me Qershor 2023.
1.788.916 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 20,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në Qershor 2024, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 676.241, duke pësuar një rritje me 17,7 %, krahasuar me Qershor 2023.
Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.244.967. Ky numër është rritur me 23,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Në muajin Qershor 2024, 642.471 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 11,5 %, krahasuar me Qershor 2023.
Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Qershor 2024, janë 1.146.445. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 25,4 %.
Në Qershor 2024 rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 1.174.197 shtetas, pasuar nga Amerika, Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 41.921 dhe 11.103 shtetas.
Në Qershor 2024, krahasuar me Qershor 2023, hyrjet e shtetasve të huaj shënojnë:
- rritje, për qëllime personale me 23,2 %;
- rritje, për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj., me 25,1 %;
- rritje, për biznes dhe qëllime profesionale me 57,2 %.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026











