Kosova
Dukagjin Lipa: Festivali “Sunny Hill” i sjell kryeqytetit 20 milionë euro brenda një jave
Organizatori i Festivalit ‘Sunny Hill’, Dukagjin Lipa, është shprehur se përpos imazhit të mirë për vendin, ndikimi ekonomik që sjell festivali është milionësh, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, në bazë të matjeve që kanë bërë me një kompani angleze, për një javë kryeqyteti fiton 20 milionë euro.
Ai po ashtu theksoi se Dua Lipa është promotorja më e madhe e Festivalit. “Një promocion të tillë është shumë vështirë me pagu në botë”.
“Momentalisht Prishtina i ka 100% të hoteleve të mbushura, hotelet e vogla po ashtu, airbnb prej sa kam dëgjuar ka shumë që janë lëshu në Prishtinë. Impakti ekonomik i Festivalit e kalon shumën prej 20 milionë euro për një javë, pra njerëzit që vijnë, hoteli, ushqimi, blerjet, kjo është përfitim për qytetin”, tha Lipa.
“Nuk ka biznes në Kosovë që ia jep Prishtinës 20 milionë për 1 javë”, shtoi tutje ai.
Dukagjin Lipa tha se në bazë të dhënave nga edicionet e kaluara, rreth 45% e audiencës është ndërkombëtare, duke mos harruar edhe faktin që diaspora po ashtu regjistrohet si e huaj.
Tutje, Lipa theksoi se Kosova ka rininë më të mirë që ka hasur ndonjëherë, pasi nuk kanë shkaktuar incidente në Festival.
“Ndoshta tingëllon pa lidhje, por e kemi rininë më të mirën që e kam hasur ndonjëherë, prej vitit 2016 (kur Dua Lipa mbajti koncert) kur kemi nisë, është mburrje për neve të themi se asnjë incident të vetëm nuk e kemi në festival, kjo është shumë e rrallë. Kjo na ka ndihmuar shumë në organizim”, shtoi me tej Lipa.
Ai po ashtu bëri me dije se kanë marrëveshje me ndërmarrjen ‘Trafiku Urban’ për organizim të transportit.
“Transporti do jetë falas me një marrëveshje që kemi më “Trafikun Urban”, shumë më mirë është të vijnë pa makina, autobusët do të jenë çdo 15 minuta prej orës 14:00 deri në 11:00 në vajtje dhe pastaj në kthim do të ketë prej 02:00 deri në 05:30 të mëngjesit”, shtoi Lipa.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave












