Kosova
U vihet zjarri dy veturave të Komunës së Zveçanit
Dy vetura të Komunës së Zveçanit janë djegur në orët e para të së premtes, përcjell albinfo.ch.
Policia ka thënë se dyshohet për zjarrvënie, ndërsa po punon për ndriçimin e rastit.
“Sot në mëngjes, rreth orës 01.40 dy vetura, pronë të Komunës së Zveçanit, janë dëmtuar nga zjarri. Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie, ndërsa të lënduar nuk ka. Policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Jo pak herë në veri të vendit janë regjistruar raste kur janë djegur vetura. Këto raste patën nisur që nga fundi i vitit të kaluar, kur disa serbë vendosën t’i konvertonin targat në RKS. Autoritetet e Kosovës patën thënë se po digjen veturat e atyre që po konsiderohen se po bashkëpunojnë me institucionet e vendit.
Në prill, një pjesëtari të policisë kufitare të Kosovës iu dogj vetura në Mitrovicë të Veriut, e në mars u dogjën pronat e dy serbëve në Kosovë – dy prej tyre ishin lokale në pronësi të nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaniq.
Ndërkaq, më 24 mars u dogj një objekt në pronësi të Nenad Radosavleviqit, drejtor i Drejtorisë për Sport, Rini dhe Kulturë në komunën që funksionon sipas sistemit të Kosovës.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













