Lajme
Arrestohen dy shqiptarë, u gjendet në makinë kokaina me vlerë 83.000 euro
Një ekip policor gjermano-holandez ka arrestuar të enjten dy shqiptarë në Elten. Ata donin të kalonin kokainë përtej kufirit me automjetin e tyre
Mbrëmjen e së enjtes së kaluar, Policia Federale dhe pjesëtarët e policisë holandeze kanë kapur dy të dyshuar si trafikantë droge.
Siç raporton Inspektorati Federal i Policisë Kleve, një ekip policor ndërkufitar ka kontrolluar dy shqiptarë të moshës 32 dhe 34 vjeç, të cilët kishin mbërritur nga Holanda në A 3 në ish-kalimin kufitar Elten, transmeton albinfo.ch. Në kuadër të kontrollit, policët kanë gjetur dhe sekuestruar 1.12 kilogramë kokainë në një qese prej pëlhure poshtë dyshemesë së karriges së pasagjerit.
Personat në fjalë më pas janë arrestuar dhe janë dërguar në Komisariatin Federal të Policisë Kleve, shkruan rp-online.de.
Shqiptarët janë në paraburgim me vendim gjykate. Zyra e hetimit doganor të Essenit ka marrë përsipër hetimet e mëtejshme. Sipas Policisë Federale, vlera e shitjes në rrugë e kësaj droge është rreth 83 mijë euro.
Ekipi i policisë ndërkufitare Kleve-Zevenaar është një rrjet dykombëtar i autoriteteve policore të Gjermanisë dhe Holandës, përcjell albinfo.ch.
Policët veprojnë në përputhje me marrëveshjen gjermano-holandeze të policisë dhe drejtësisë dhe në përputhje me legjislacionin kombëtar. Ekipi kryen patrulla të përbashkëta në zonën kufitare gjermano-holandeze për të luftuar krimin ndërkufitar.
(Foto: Bundespolizei)
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër














