Kosova
Kurti në Ditën Kombëtare të Zvicrës: LIdhjet tona janë zgjeruar
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmjen e sotme mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Zvicrës, për nder të shënimit të Ditës Kombëtare.
Teksa e quajti një aleat kyç shtetin e Zvicrës, fjalën e tij kryeministri Kurti e filloi duke falënderuar Zvicrën për përkrahjen e palëkundur ndaj Kosovës përgjatë viteve e miqësinë mes shteteve tona, si dhe theksoi veçanërisht strehimin e refugjatëve atje gjatë luftës së fundit dhe gjenocidit ndaj vendit tonë.
“Me kalimin e kohës, lidhjet tona janë intensifikuar dhe janë zgjeruar. Ne kemi bashkëpunuar në fushën e sigurisë dhe jemi mirënjohës për vendosjen e misionit Swisscoy, e cila ka rritur sigurinë e vendit tonë. Agjencia Zvicerane për Zhvillim ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm në bujqësi, ndër shumë bashkëpunime të tjera.” u shpreh kryeministri.
Më tej, ai përmendi dhe mbajtjen e takimit të parë të grupeve parlamentare të miqësisë Kosovë-Zvicër si dhe vlerësoi mbështetjen e Zvicrës në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, e në veçanti Këshillit të Evropës, por edhe shkëmbimet tregtare dhe përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në EFTA dhe rritjen e eksporteve me Zvicrën me rreth 26% në pesë vitet e fundit.
Kryeministri rikujtoi dhe vizitat e shpeshta dhe ato të fundit drejt Zvicrës, të cilat kanë shërbyer jo vetëm në thellimin e marrëdhënieve mes shteteve, por edhe rritjes së kontakteve me diasporën tonë atje, e cila po luan një rol gjithmonë e më të rëndësishëm në investime drejt vendit tonë si dhe në jetën shoqërore në Zvicër, përfshirë atë politike ku zvicerani i parë me origjinë shqiptare Islam Alijaj u zgjedh dhe si pjesë e Këshillit Kombëtar.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026














