Futboll
Pensionohet gjyqtari shqiptar nga Zvicra, Bekim Zogaj
Gjyqtari i njohur shqiptar, Bekim Zogaj, është pensionuar, por bëhet me një punë të re
Lajmin e ka bërë të ditur vetë referi anësor përmes rrjeteve sociale, Bekim Zogaj, shkruan albinfo.ch.
Zogaj ishte pjesë e Federatës së Zvicrës dhe së fundmi mori pjesë edhe në Euro 2024.
Ai ka marrë një ofertë nga Federata “helvetike” për të punuar si zëvendësshef i gjyqtarëve.
“Çdo gjë ka një fund. Edhe karriera ime si gjyqtar (asistent). Ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm, ndeshje në Euro 2024, në Champions League, Europa League, Conferencë League, Nations League edhe në shumë kampionate të tjera.
“Pas kampionatit Evropian (Euro 2024), Federata Zvicerane më ka ofruar një pozitë si zëvendësshef i gjyqtarëve dhe dhef i asistentëve në futbollin profesional të Zvicrës. Nga data 1.10.2024 do ta marr ketë detyrë. Paraqitjet në Euro 2024 ishin ndeshjen e mia të fundit në arenën ndërkombëtare. Në futbollin zviceran do të vazhdoj deri më 30.9.2024.
“Dua ta falënderoj familjen, Federatën Zvicerane, Sandro Schärer dhe koleget e tjerë për përkrahjen e tyre gjatë këtyre 14 vjetëve në futbollin elitar. Një falënderim edhe për të gjithë ju, që më keni shkruar, respektuar, motivuar dhe kritikuar, edhe këshilluar gjatë këtij rrugëtimi të shkëlqyeshëm”, ka shkruar Zogaj. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?










