Kosova
Bashkimi Evropian paralajmëron masa të reja ndaj Kosovës
Zhvillimet në veri, Stano thotë se BE-ja mund të vendosë masa të reja ndaj Kosovës
Masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës mund shtohen nëse Qeveria vazhdon me vendime që bashkësia ndërkombëtare po i konsideron si të njëanshme e të pakoordinuara.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka përmendur masat kundër Kosovës si përgjigje të BE-së ndaj këtyre vendimeve – mbyllja e nëntë zyrave të Postës së Serbisë në Kosovë dhe hapja e Urës së Ibrit.
“Masat ende janë në fuqi, sepse shetet anëtare ende nuk kanë vendosur të vepojnë ose të procedojnë bazuar në raportin e Përfaqësuesit të Lartë, të dorëzuar javë më parë. Ato nuk u hoqën, sepse nëse ju kujtohet masat u vendosën në qershorin e vitit të kaluar ndaj adminstratës në Prishtinë për shkak se shumëçka po ndodhte që çonte drejt përshkallzimit. Në vend të hapave që çojnë drejt shtendosjes, më shumë hapa që çuan drejt përshkallëzimit janë ndërmarrë nga këta njerëz. Masat janë ende aty dhe ne e kemi thënë atëbotë se masat janë progresive: mund të zgjaten ose të hiqen varësisht nga zhvillimi i situatës. Pra, çfarë do të bëjmë? Kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të shtohen nëse aktorët evropianë pajtohen se ato duhet të shtohen”, ka thënë Stano në konferencën e së enjtes.
Stano ka deklaruar se shpreson që Qeveria e Kosovës ta marrë mesazhin dhe ta ndalojë BE-në nga marrja në konsideratë e shtimit të masave.
“Kemi publikuar deklaratat tona me qëndrimin për çështjet e konrolleve në zyrat e postës së Serbisë dhe rreth përpjekjeve që në mënyrë të njëanshme të hapet ura mbi Ibër dhe në ditët e fundit e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë homologëve tanë në Kosovë, në shumë nivele, në shumë mënyra dhe përmes shumë partnerëve. Nuk është vetëm BE-ja, të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës po i thonë administratës në Prishtinë që të mos angazhohet në këtë varg hapash kundërprokuktivë, negativë dhe të njëanshëm e të pakoordinuar. Shpresojmë se më në fund do ta dëgjojnë mesazhin dhe do të na ndalojnë të marrim në konsideratë se çfarë masa do të konsiderojmë të marrim nëse situata nuk ndryshon”, ka thënë Stano.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes












