Kosova
Përmbyllet festivali “New Born”, ku u prezantuan kulturat e shumë vendeve
Përfaqësues të vendeve pjesëmarrësve në festivalin “New Born Kosova” kanë luajtur himnin e Kosovës. Kjo ndodhi me iniciativën e një përfaqësueseje nga Spanja, por që nuk ishte planifikuar paraprakisht.
“Ideja ka qenë e përfaqësueses së grupit spanjoll, pjesëmarrëse në festival dhe gjithsesi ka qenë një befasi e këndshme për ne, sepse nuk ka qenë e planifikuar nga ne”, tha Arben Tahiraj, pjesë e stafit organizativ.
Spanjollja Celia Torá thotë se Kosova është vend që mirëpret kulturat e tjera.
“Ideja e himnit erdhi për të luajtur të gjithë së bashku dhe të bashkuar si një orkestër e vetme dhe jo si grup individësh. Kosova është vend i mrekullueshëm, ku mirëpret kulturën e vendeve të tjera”, tha Torá.
Pjesëmarrësit tregojnë se kanë kaluar kohë të mirë gjatë qëndrimit në Kosovë.
“Po ndihem mirë. Njerëzit janë të mirë dhe është kënaqësi të jem këtu. Më pëlqen festivali. Është mirë të shoh vende të ndryshme, duke performuar në një skenë rreth kulturave të tyre”, tha Zan Kajzer, valltar.
“Unë jam për herë të parë në Kosovë. Festivali është i mrekullueshëm, është një himn vërtet i mirë dhe ne mund ta luajmë, është e lehtë”, tha Juraj Korman, pjesëmarrës nga Kroacia.
Festivali i vallëzimit ka nisur në Podujevë, duke vazhduar në Prizren e Deçan, ndërkaq nata finale u mbyll në Prishtinë.
Grupet më të mira nga nëntë vende të ndryshme do të shfaqin performancat e tyre finale dhe konkurruan për çmimet më të mëdha të festivalit.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave














