Futboll
Shaqiri pritet ngrohtë nga mijëra tifozë të Bazelit
Kthimi i Shaqirit në Bazel vlerësohet fitore për qytetin
Xherdan Shaqiri është prezantuar para tifozëve të Bazelit të hënën mbrëma.
“Përshëndetje shikues, përshëndetje Basel”, ishin fjalët e para të Shaqirit. Ai ka shtuar se Bazeli ishte opsioni i vetëm i tij. “Vetëm Bazeli dhe askush tjetër”, ka vazhduar Shaqiri.
Ai është i kënaqur me pritjen e ngrohtë që i është bërë nga tifozët e Bazelit.
“Pritja këtu është shume e veçantë për mua. Mezi pres t’ju shoh sërish të gjithëve. Unë do të përpiqem ta ndihmoj skuadrën nga dita e parë. Unë nuk jam 20-vjeçar, por këmba ime e majtë është ende efektive. Unë kam mentalitetin e fituesit. Ndeshja ime e fundit ishte kundër Anglisë. Nuk jam ende 100 për qind, por do të mundohem ta ndihmoj skuadrën sa më shumë që të mundem”, ka thënë Shaqiri.
https://www.facebook.com/share/p/335pXWrsvduDHdgL/?mibextid=WC7FNe
Shaqiri ndërpreu kontratën me Chicago Fire dhe u rikthye te Bazeli pas 12 vjetësh. Shaqiri karrierën si futbollist e filloi te Bazeli në vitin 2007. Në vitin 2012 u largua nga Bazeli për t’u transferuar te Bayern Muencheni. Karrierë bëri edhe tek Interi, ndërsa më vonë edhe në Stoke City, Liverpool, Lyon dhe së fundmi ishte pjesë e Chicago Fire.
Pas fjalëve të para, Shaqiri zbriti nga ballkoni në afërsi të stadiumit të Bazelit për të dhënë autografe.
Fjalë të mëdha për Shaqirin dha edhe drejtori sportiv i Bazelit, Daniel Stucki.
“Ai është një nga sulmuesit më të mirë që ka pasur ndonjëherë Zvicra dhe është vetëm 32-vjeçar. Ai është i madh dhe do ta ndihmojë gjithë qytetin”, ka thënë Stucki.
Shaqiri të martën do të paraqitet për herë të parë në stërvitje me Bazelin. Pjesë e Baselit janë edhe disa futbollistë të tjerë shqiptarë.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?











