Kosova
Shefi i BE-së në takim me Kurtin, shpreh gatishmërinë për avancimin e marrëdhënieve BE-Kosovë
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Aivo Orav, ka takuar sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell albinfo.ch.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media në faqen zyrtare të Zyrës së BE-së në rrjetin social Facebook.
Ambasadori Orav i ka shprehur kryeministrit Kurti gatishmërinë për të punuar me institucionet e Kosovës drejt avancimit të raporteve me Bashkimin Evropian.
“Ambasadori ynë u takua sot me kryeministrin Albin Kurti për të ritheksuar mbështetjen e fuqishme të BE-së për rrugën e Kosovës në BE dhe reformat në lidhje me BE-në.
Ai shprehu gatishmërinë për të punuar ngushtë me institucionet e Kosovës për avancimin e marrëdhënieve BE-Kosovë”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave














