Kosova
Zbulohet sot shtatorja e presidentit Rugova në Podujevë, merr pjesë Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të marrë pjesë në zbulimit të shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë.
Zyra e Presidentes përmes një komunikate për media ka njoftuar kjo ngjarje pritet të mbahet me fillim nga ora 13:00.
“Në orën 13:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, në Podujevë”, thuhet në komunikatë.
Ndërkohë në njoftimin e Komunës së Podujevës, thuhet ndër të tjera se kjo shtatore, e cila është financuar me buxhetin e komunës, do të vendoset në Parkun e Qytetit, afër ish-objektit të administratës komunale.
Kjo datë shënon edhe 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













