Lajme
Sylë Mujaj, ekspozitë në Paradiso (Lugano): Arti që kalon kufijtë kombëtarë
Pjesëmarrësit, duke përfshirë autoritetet e Kosovës dhe Zvicrës, vlerësuan nivelin e lartë të ekspozitës dhe rëndësinë e saj kulturore
Më 18 shtator 2024, në komunën Paradiso të Luganos, Zvicër, u zhvillua një ekspozitë e veçantë e artistit të njohur shqiptar, Sylë Mujaj. Ky aktivitet artistik u nderua nga vizita e Udhëheqësit të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, i shoqëruar nga Sekretari i Konsullatës, z. Avni Zejnullahu. Të pranishëm ishin gjithashtu edhe kryetari i Bashkisë së Paradisos, Avv. Ettore Vismara, z. Sekretar Waldo Pfund, Marco Ultrocchi – menaxher i ngjarjeve të komunës së Paradiso.
Hapja zyrtare përfshiu një shkëmbim dhuratash, ku kryetari i Paradisos Konsullit z. Vigan Berisha i dhuroi tri vëllime historike mbi qytetin, ndërsa artisti Mujaj i dhuroi Komunës dhe Konsullatës albume me 610 vepra artistike të tij.
Ekspozita përmban 110 vepra të organizuara në pesë cikle, që ngjallën diskutime të thelluara mbi mesazhet artistike. Kryetari Vismara dhe Konsulli Berisha, së bashku me autorin Mujaj, diskutuan mbi vlerat dhe përmbajtjen artistike që shprehin veprat.
Një moment prekës ishte rikujtimi i periudhës së vështirë të Mujaj gjatë burgosjes nga Serbia (1981-1990), përvojë që përshkruhet në një cikël biografik të veprave të tij. Ekspozita përfshinte gjithashtu portrete të personaliteteve të njohura shqiptare, ciklin e kostumeve artistike dhe një seri veprash mozaiku të vlerësuara ndërkombëtarisht.
Pjesëmarrësit, duke përfshirë autoritetet e Kosovës dhe Zvicrës, vlerësuan nivelin e lartë të ekspozitës dhe rëndësinë e saj kulturore. Arti i Mujaj u theksua jo vetëm për vlerën e tij personale, por edhe për fuqinë e tij në lidhjen e popujve dhe kulturave.
Udhëheqësi i Konsullatës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berish,a theksoi: “Kjo ekspozitë është një mundësi e shkëlqyer për të vlerësuar krijimtarinë e një artisti të përkushtuar dhe për të njohur pasurinë kulturore dhe historike që shpaloset në veprat e tij”.
Ekspozita e Sylë Mujaj në Paradiso të Luganos theksoi fuqinë e artit për të bashkuar kulturat dhe për të shprehur përvojat njerëzore.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41














