Kosova
Edon Zhegrova, në Top 10 të lojtarëve më të vlerësuar në Evropë
Edon Zhegrova nuk e ka ndërmend të ndalet.
Ylli kosovar po shkëlqen javë pas jave dhe rezultatet po shihen përmes vlerësimeve që po i merr, përcjell albinfo.ch.
Dhe, kjo javë ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për 25-vjeçarin.
Të hënën, ai u përfshi në ekipin ideal të javës në kampionatin francez.
E dje, futbollisti i Lille ishte prijës i listës së dribluesve më të mirë në top pesë ligat evropiane.
Kurse sot, “Messi i Kosovës” e gjen veten në një tjetër listë të rëndësishme.
Më saktësisht, ish-futbollisti i Baselit ka hyrë në listën e 10 futbollistëve me notat më të larta në 5 ligat më të forta evropiane në sezonin 2024/25.
Faqja e specializuar për vlerën dhe formën e lojtarëve – Sofascore, e publikoi sot listën e lojtarëve më të vlerësuar të fillimit të sezonit.
Dhe, Zhegrova e gjen veten në vendin e nëntë me notën mesatare prej 8.10, duke e lënë prapa Mohamed Salahun e Liverpoolit, i cili e mbyll Top 10-shen.
Kështu, përfaqësuesi kosovar është duke e kaluar sezonin e tij më të mirë në karrierë.
Zhegrova këtë edicion i ka realizuar 6 gola në 8 ndeshje, prej tyre 3 në Ligën e Kampionëve dhe 3 në kampionatin francez.
Prishtinasi konsiderohet si futbollisti më i mirë shqiptar i momentit.
Gjatë verës që vjen, ai pritet ta bëjë hapin e radhës në karrierë.
Pas problemeve që iu shfaqën në Kombëtare në këtë muaj, të gjithë presin dhe shpresojnë që “Messi i Kosovës” t’u bashkohet “Dardanëve” në ndeshjet e tetorit, me Lituaninë dhe Qipron në Ligën e Kombeve.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











