Futboll
FIFA shkel ligjet e BE-së
Disa rregulla të FIFA-s mbi transferimin ndërkombëtar të lojtarëve shkelin ligjet e BE-së, ka vlerësuar Gjykatat Evropiane e Drejtësisë.
Gjykata në fjalë dorëzoi vendimin e saj përfundimtar pas një përplasjeje 10-vjeçare, të nxitur nga denoncimi i ish-futbollistit Lassana Diarra.
Sipas institucionit, disa rregulla të FIFA-s ndalojnë lëvizjen e lirë të futbollistëve që duan të bëjnë progres në karrierën e tyre, duke luajtur për klube të reja.
Në vitin 2013, Diarra nënshkroi një kontratë 4-vjeçare me ekipin rus Lokomotiva e Moskës, por marrëveshja përfundoi pasi lojtari ishte i pakënaqur nga shkurtimi i pagës, transmetpn euronews përcjell albinfo.ch.
Klubi rus aplikoi në FIFA për kompensim, me qëndrimin e tij arbitrar se dëbimi i Diarra ishte bazuar në një “kauzë të drejtë”. Lojtari u detyrua t’i paguante skuadrës miliona euro.
Diarre tha se kërkimet për një klub të ri u penguan nga rregullat e FIFA-s, që thoshin se, çdo palë do të ishte përgjegjëse për t’i paguar Lokomotivës kompensimin.
FIFPRO, sindikata që përfaqëson futbollistët, mirëpriti vendimin e gjykatës.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë











