Sporte Luftarake
Kosova, me tri xhudiste në Grand Slamin në Abu Dabi
Erza Muminoviq, Flaka Loxha dhe Dëbora Gjakova do ta prezantojnë Kosovën në garën Grand Slam të xhudos që prej të premtes deri të dielën mbahet në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, përcjell albinfo.ch.
Pritet pjesëmarrja e 221 xhudistëve nga 29 vende të ndryshme.
Sa u takon xhudisteve të Kosovës, gara është me peshë për të fituar pikë të shumta në ranglistën botërore dhe po ashtu për të fituar përvojën e nevojshme në garat e nivelit të lartë. Garat Grand Slam janë prej më të mëdhave në sportin e xhudos.
Të premten garojnë Erza Muminoviq në kategorinë deri 52 kilogramë dhe Flaka Loxha, në kategorinë deri 57 kilogramë. Të shtunën në tatami del Dëbora Gjakova, që garon në kategorinë deri 63 kilogramë.
Erza është bartësja e gjashtë, Flaka bartësja e katërt, ndërsa Dëbora nuk është në mesin e bartëseve.
Grand Slami në Abu Dabi është gara e dytë e Turit Botëror të Xhudos pas Lojërave Olimpike. Në Grand Prix në Zagreb, një muaj më parë, Flaka Loxha fitoi medalje të bronztë në kategorinë deri 52 kilogramë.
Xhudistët kryesorë të Kosovës, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu e Akil Gjakova nuk janë kthyer ende në gara pas Lojërave Olimpike.
Xhudistet në Abu Dabi do t’i udhëheqë Majlinda Kelmendi.
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve













