Kosova
Nju-Jork: Shqiptarja shpallet “Miss Liberty 2025”
Vajza shqiptare rrëmbeu “Statujën e lirisë” në Nju-Jork, ku triumfoi mes 13 vajzave
Së fundmi, në garën e bukurisë, Ariela Ziu është shpallur “Miss Liberty 2025”, përcjell albinfo.ch.
Vajza nga Kavaja rrëmbeu “Statujën e lirisë” në New York, ku triumfoi mes 13 vajzave.
Ariela ka zbuluar se kjo kurorë i ka bërë të mundur që të shkojë të konkurrojë në Miss New York.
Ajo ka thënë se për këtë kurorë nuk ka qenë kriter vetëm bukuria, por juria i ka pyetur dhe për tema aktuale. Pos kësaj, Ariela ka ndarë dhe detaje nga jeta e saj private, familja dhe deri te studimet që po ndjek në SHBA.
“Unë tani sapo e kam filluar shkollën dhe kam 3 vjet për të studiuar. Unë kam 20 vjet në SHBA. Jetoj me familjen, mami kur isha vogël më thoshte që anglishten do ta flasësh në shkollë dhe në shtëpi flisnim vetëm shqip. Unë kam lindur në Kavajë, mamin e kam nga Rrogozhina, kurse babi ka lindur në Kavajë, por është rritur në Lushnje.
Unë kam mbaruar shkollën për “Shkenca politike” dhe shumica e pyetjeve nga juria kanë qene lidhur me këtë. Unë i dhashë përgjigjet siç i doja vetë dhe kështu fitova. Babi im e ka emrin Arianit dhe mami Elida, ranë në dashuri dhe sollën në jetë Arielën. Kështu ka lindur dhe emri im. Unë akoma jetoj me prindërit, që të kursej lekë këto vite që jam me studime”, u shpreh ajo.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve












