Kosova
Aeroporti i Prishtinës, pjesë e programit për mbrojtjen e mjedisit – zvogëlimin e emetimit të karbonit
Mësohet se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ është në mesin e 18-të aeroporteve në Evropë dhe 28 sosh në nivel botëror, që do të aplikojë programin e zvogëlimit të emetimit të karbonit, përcjell albinfo.ch.
Çka është ky program?
Deri më 2024, 18 aeroporte në Evropë dhe 28 aeroporte globalisht janë të agredituara me Nivelin 3+ të Neutralitetit sipas Programit për Akreditimin e Aeroporteve për Karbon (ACA).
Këto aeroporte e kanë dëshmuar angazhimin e tyre ndaj neutralitetit të karbonit përmes minimizimit të emetimeve të tyre dhe duke e mënjanuar pjesën e mbetur përmes skemave të njohura për mënjanimin e karbonit.
“Përkushtim në përmbushjen e kërkesave të Programit të ACA-s”
“Aeroporti Ndërkombëtar i Limak-ut në Kosovë (LKIA) është krenar që është në mesin e këtyre udhëheqësve në qëndrueshmëri mjedisore, duke e përtërirë me sukses certifikimin e vet për Neutralitetin 3+, i vlefshëm deri më 5 gusht 2026. Kjo përtëritje e pasqyron përkushtimin tonë të vazhdueshëm ndaj përmbushjes së të gjitha kërkesave të rrepta të Programit të ACA-së”, na tha zëdhënësja e Aeoportit, znj. Valentina Gara.
Niveli 3+ i Neutralitetit është njëra nga vlerësimet më të larta për menaxhimin e karbonit në industrinë e aeroporteve, duke u përqendruar në zvogëlimin e emetimeve të drejtpërdrejta dhe mënjanimin e pjesës tjetër për ta arritur neutralitetin e karbonit.
“Për ta arritur këtë hap të madh, LKIA ka zbatuar shumëllojshmëri të masave për efiçiencë të energjisë, ka zhvilluar plane strategjike për tranzicion drejt energjisë së ripërtëritshme dhe ka investuar në kredi karboni për të mënjanuar çfarëdo emetimi që nuk mund të zvogëlohet më tej”, na tha znj.Gara.
“Kjo arritje e dëshmon angazhimin tonë të vazhdueshëm ndaj qëndrueshmërisë dhe qëllimeve globale për klimën. Në në mënyrë aktive i zvogëlojmë gjurmët tona të karbonit përmes operacioneve të përgjegjshme dhe mbetemi të fokusuar në kontributin për një të ardhme më të pastër e më të gjelbër”, ka thënë veç tjerash, zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, znj. Valentina Gara.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin









