Lajme
Gallup: 58 për qind e kosovarëve, të gatshëm për luftë
Përqindja e kosovarëve për ta mbrojtur atdheun (58 për qind) është gatishmëria më e lartë e qytetarëve në Ballkan për të mbrojtur shtetin e tyre në rast se kanoset rreziku
Rreth 58 për qind të qytetarëve të Kosovës janë të gatshëm të luftojnë nëse vendi i tyre përfshihet në luftë. Kjo konsiderohet gatishmëria më e lartë e qytetarëve në Ballkan për të mbrojtur atdheun e tyre në rast se kanoset rreziku. Përveç Kosovës, në Maqedoni 38 për qind e qytetarëve thanë se janë të gatshëm të luftojnë për shtetin e tyre.
Kështu thuhet në hulumtimin e WIN/Gallup International që ka realizuar në 64 vende të botës.
Hulumtimi tregon se ka diferenca në gatishmërinë e qytetarëve për mbrojtjen e vendit të tyre në rajonin tonë. Kështu, Bullgaria është në nivelin më të ulët me 25 për qind të gatishmërisë për luftë, Maqedonia me 38 për qind, Serbia me 46 për qind, Greqia me 54 për qind, Bosnja e Hercegovina me 55 për qind dhe Kosova me 58 për qind.
Sipas rezultateve nga hulumtimi i bërë në terren gjatë muajve shtator-dhjetor të vitit 2014, në çdo vend, janë anketuar 1000 burra dhe gra ballë për ballë, është vërejtur dallimi i dukshëm në raport me qëndrimet e qytetarëve në vendet e Evropës Lindore dhe nga Evropa Perëndimore, raporton INA.
Dy herë më shumë të anketuarit nga Evropa Lindore respektivisht 54 për qind janë të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre në krahasim me ata nga Evropa Perëndimore, të cilët janë 25 për qind. Megjithatë, më i theksuar është dallimi tek vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrika Veriore, të cilët në 83 për qind tregojnë gatishmëri për luftën.
Në nivel global, 52 për qind e grave të anketuara në këtë hulumtim janë të gatshëm të kyçen në mbrojtjen e vendit në rast lufte, në krahasim me 67 për qind të burrave. Në Maqedoni gatishmëri të këtillë kanë treguar 33 për qind e grave dhe 43 për qind e burrave.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit











